Raporti për KED, Ballanca në krah të Metës: Probleme në veprimtarinë dhe procedurat e ndjekura nga ky institucion

17 Qershor 2020, 17:04| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 17:09

  • Share

Avokatit të Popullit ka publikuar një raport të veçantë të “Monitorimit të Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” përgjatë vitit 2019, ku thekson se gjatë veprimtarisë së KED janë vërejtur problematika të ndryshme që lidhen me veprimtarinë dhe procedurat që ndjek ky institucion. Në raport, Erinda Ballanca evidenton probleme të konstatuara nga institucioni që drejton i Avokatit të Popullit si vëzhgues i mbledhjeve të KED përgjatë vitit 2019.

"Ndër këto problematika spikasin ato të vërejtura gjatë procedurave të hedhjes së shortit për krijimin e KED, mbledhjet dhe njoftimet për mbledhje të këtij institucioni, pjesëmarrja në mbledhje, procedurat e ndjekura nga KED për verifikimin e plotësimit të kushteve formale për vlerësimin e kandidaturave, vlerësimin e kandidatëve, transparencën e organit të KED-së, respektimin e afateve nga ana e saj", thuhet në raport.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka një rol kyç në kornizën e institucioneve të reja të reformës në drejtësi dhe gjatë dy viteve të fundit ai është vënë në qendër të mosmarrëveshjeve me Presidencën, ku thuajse të njëjtat akuzat si Avokati i Popullit, janë hedhur vazhdimisht edhe nga presidentit Meta.

Këto përplasje kanë shkuar deri tek marrja e një opinioni nga Komisioni i Venecias në lidhje me KED, ku theksoi se "vendimet e saj në 2019 janë të diskutueshme dhe se ka pasur një sërë mangësish, që nga vonesat, duke mos-funksionuar në vitin 2017 dhe 2018".

Akuzat e forta mes Ilir Metës dhe Ardian Dvoranit, ku presidenti ka kërkuar disa herë shkarkimin e tij, bënë që në fund KLGJ t'i jap fund debatit dhe t'i jap të drejtë Presidentit Meta duke larguar Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimit ikën edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Raporti i plotë mund të lexohet këtu: https://www.avokatipopullit.gov.al/…/Raport%20per%20veprimt…

Komento

Komente

  • Kristi: 17/06/2020 19:35

    Kjo fytyren dhe mendimet i ka si ish burri(bushati)gjynah qe jan nda

    Përgjigju
  • VISI: 17/06/2020 19:16

    TURP I MADH TE JET BALLANCA HAJDUTJA DREJTUSE INSTITUCIONI KJO SKA LEN GJE PA BER NE KETE VEND NE KUNDERSHTIM ME LIGJET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?