Presidenti Ilir Meta, ka reaguar për raportin e korrupsionit të “Transparency International”. Kreu i shtetit shprehet se mungesa e llogaridhënies në të gjitha nivelet, vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë gjithmonë e më shumë shqiptarët që të largohen nga vendi.
“MJAFT KORRUPSIONIT! MJAFT PANDËSHKUESHMËRISË! Ndërsa shtetet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë shënuar progres të ndjeshëm në lufën kundër korrupsionit, vendi ynë ka vazhduar përkeqësimin. Në raportin e përvitshëm të Organizatës prestigjoze Transparency International, për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë. Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve, por edhe me paralajmërimet që kam bërë prej kohësh sa i përket nivelit të ulët të demokracisë në vend, mungesës së respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, shfrytëzimit të pandemisë për të forcuar autoritarizmin, mungesën e llogaridhënies në të gjitha nivelet, abuzimet me fondet publike nëpërmjet koncensioneve, PPP-ve dhe inceneratorëve, situatë e rëndë që vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre. Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm!”-shkruan Meta.
Lajmi kryesor: