Gonzato i dorëzon progres raportin Edi Rames, 31 tetor 2024

Raporti për Shqipërinë, Ambasadori Gonzato: Duhet udhëheqje e fortë politike! Korrupsioni shqetësim serioz! Asnjë progres në lirinë e shprehjes (FJALA E PLOTE)

31 Tetor, 14:39| Përditesimi: 31 Tetor, 15:01

  • Share

Raporti i Progresit 2024 i Komisionit Europian për Shqipërinë, iu dorëzua sot Kryeministrit Rama nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, në vendin tonë Silvio Gonzato, pas një takimi të zhvilluar me tyre në Kryeministri.

Fjala e ambasadorit Gonzato

 Faleminderit kryeministër. Është kënaqësi për mua që të jem këtu sot. Është raporti im i parë i zgjerimit këtu në Tiranë dhe një raport zgjerimi i cili u miratua dje nga KE dhe është vërtetë kënaqësi që ua dorëzoj. Ja kam dorëzuar tanimë dhe Presidentit të Republikës dhe pas kësaj konference shtypi do takohem me kryetaren e Kuvendit dhe me kryetaren e komitetit të çështjeve të BE.

Qartësisht raporti i këtij viti del në një kontekst të favorshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, siç e thatë dhe ju kryeministër, dhe isha atje dhe ishte një privilegj i vërtet për mua, çelëm negociatat për grup kapitullin e themeloreve në konferencën e dytë ndërqeveritare dhe pasi Shqipëria paraqiti tre udhërrëfyeset që do të orientojnë përpjekjet e saj për reformën. Nuk do të lodhem kurrë së theksuari sesa shumë kjo shënjon një moment kyç në rrugëtimin drejtë anëtarësimit. Javën e kaluar KE miratoi po kështu dhe agjendën e reformave të vendit që do t’i çelë rrugën zbatimit të planit të rritjes që nga ana tjetër do veprojë si katalizator për ta sjellë vendin më shpejtë drejt anëtarësimit në BE.

Në paketën e zgjerimit miratuar dje nga KE vërehet angazhim i palëkundur i Shqipërisë drejt integrimit në BE si përparësia kyçe strategjike e vendit. Ai njeh plotësisht faktin që Shqipëria ruan bilancin e saj të harmonizimit të plotë me politikën e jashtme të sigurisë të BE dhe kjo vazhdon të përçojë një sinjal të fortë rreth zgjedhjes strategjike të BE, të interesimit në BE dhe të rolit të saj si një partnere e besueshme. Komisioni sheh një mundësi për Shqipërinë që të përshpejtoje procesin e anëtarësimit në BE vitet e ardhshme. Ashtu siç e theksoi dhe presidentja von der Leyen gjatë vizitës së saj javën e kaluar, nëqoftëse hapi i reformave përshpejton Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë grup kapitujt deri në fund të 2025.

Ashtu siç komunikata e publikuar dje thotë: komisioni mbështet çeljen e grup kapitullit 6, marrëdhëniet me jashtë, drejtë fundit të këtij viti nëqoftëse ky trend pozitiv vazhdon, çka është më e rëndësishme, Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të qeverise shqiptare për të mbyllur negociatat për anëtarësim deri në fund të 2027.

Siç e thashë, këto afate ambicioze mund të bëhen realitet nëqoftëse autoritete shqiptare intensifikojnë më tej hapin e reformave të orientuara nga BE, konkretisht të sundimit të ligjit, konsolidimin e bilancit për zbatimin e ligjit, luftën efektive të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nxitjen e të drejtave themelore përfshirë dhe lirinë e medias, të drejta e pronësisë dhe pakicat.

Këtu raporti i 2024 për Shqipërinë i publikuar dje ofron orientim të rëndësishëm se zakonisht raporti ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi dhe ofron rekomandimin se cilat janë masat që duhet të përcaktojnë si përparësi vitin që vjen.

Më lejoni kryeministër që të theksoj disa prej gjetjeve kyçe të raportit me vëmendje të veçantë tek grup kapitulli i themeloreve që po negociojmë aktualisht.
 Sa i përket kriterit politik, raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht të kënaqshme, kryesisht për shkak të situatës thellësisht të polarizuar politike që ndikon negativisht në aftësinë e Parlamentit për të luajtur rolin e vet kyç ligjvënës dhe të mbikëqyrjes dhe rezulton po kështu dhe në vonesa në emërimin e individëve në poste kyçe.

Po kështu dhe për shkak të mangësive të pa trajtuara në procesin zgjedhor dhe mungesës së konsultimeve kuptimplota publike. Mesazhi kryesor këtu është nevoja urgjente për të rindërtuar një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës politik dhe kjo është thelbësore për sistemin demokratik të Shqipërisë, por gjithashtu dhe për mundësinë për të realizuar reformat e lidhura me BE.

Funksioni i gjyqësorit vazhdon të zërë një hapësirë të madhe të raportit vjetor. Komisioni vëren disi progres në këtë fushë sidomos me afrimin drejt fundit të procesit të vetting-ut në shkallën e parë që është një gur themeli kryesor. Shqetësimet mbeten sa i përket orvatjeve për ndërhyrje dhe trysni politike në sistemin gjyqësor dhe mangësi sa i takon emërimeve bazuar në merita anëtarëve jo magjistratë në KLGJ dhe në KLP si dhe integritetin e tyre

Raporti po kështu dhe jep rekomandime specifike për të trajtuar këto çështje. Sa i takon cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë raporti thekson nevojën për të përmirësuar zbatimin e hartës së re gjyqësore dhe gjithashtu bën thirrje për më shumë përpjekje për të siguruar shtrirjen graduale të sistemit në një kohë që po bëhet progres konkret në këtë drejtim.

Korrupsioni vazhdon të shihet si një shqetësim serioz. Raporti vëren disi progres në luftën kundër korrupsionit dhe kjo ndodh për shkak të punës së shkëlqyer të bërë nga SPAK i cili ka vazhduar të prodhoje rezultate konkrete përfshirë edhe për çështje që përfshinë politikanë dhe zyrtarë të nivelit të lartë.

Përdorimi sistematik i SPAK i hetimeve financiare dhe konfiskim të aseteve po ashtu është përmirësuar. Komisioni bën thirrje po kështu për përpjekjet për të forcuar më tej rritjen e referimeve pro aktive të institucioneve. Gjithashtu për të forcuar si dhe për një thirrje pro aktive të referimeve të institucioneve përkatëse në SPAK.

Në të njëjtën kohë komisioni sheh hapësire të rëndësishme për përmirësim sa i përket përpjekjeve për të luftuar korrupsionin që kanë pasur ndikim të kufizuar deri më tani. Në këtë drejtim bën thirrje dhe për vlerësim të synuar të rrezikut për sektorët vulnerabël. Zbatimi i strategjisë së re kundër korrupsionit miratimi i së cilës është i shpejtë duhet të jetë një mundësi për të bërë përparim këtu.

Kur vjen fjala për luftën kundër krimit të organizuar komisioni konsideron se është bërë disi progres në këtë drejtim, sërish falë SPAK që në fakt ka rritur kapacitetin në investime, në hetime financiare, forcimin në luftën e pastrimit të parave, gjithashtu dhe në sekuestrimin e aseteve të lidhura me krimin e organizuar.

Shqipëria ka nevojë të vazhdojë të punojë për të siguruar pavarësinë e agjencive të zbatimit të ligjit. Po ashtu rekomandime kyçe në këtë fushë përfshin dhe nevojën për të vazhduar bashkëpunime me shtete anëtare të BE dhe agjentët e BE duke rritur kapacitete për të luftuar krimin kibernetik dhe pastrimin e parave si dhe për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore

Shqipëria po kështu pritet të krijojë zyrë për rikuperimin e aseteve pa vonesë në përputhje me “acquis” të BE dhe shoh që ka zhvillime dhe këtu. Duke u kthyer të drejtave themelore raporti vëren progres në disa fusha sidomos në të drejtat e viktimave gjithashtu u bën thirrje autoriteteve të intensifikojnë përpjekjet për zbatim në përgjithësi, sidomos në fushën e dhunës kundër grave dhe duke zbatuar efektivisht agjendën kombëtare për të Drejtën e Fëmijëve.

Rekomandime të tjera kyçe në këtë fushë përfshin gjithashtu nevojën për të ecur përpara me harmonizimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale për “acquis” të BE-së, kështu për të përpjekjet për të konsoliduar të drejtat e pronësisë përfshi edhe progresin vendimtar për regjistrimin fillestar, kompensimin dhe për të përmirësuar transparencën e Kadastrës shtetërore.

Të drejtat për personat që u takojnë minoriteteve, raporti thekson nevojën për të miratuar gjithashtu edhe zbatimin e akteve nënligjore, pra nxjerrjen e akteve nënligjore që mbetet për tu nxjerrë, konkretisht për identifikimin dhe përdorimin e gjuhëve të pakicave  dhe për të rritur kapacitetin e komitetit shtetëror për pakicat kombëtare.

Së fundmi do të doja një tjetër fushë shumë e rëndësishme është edhe ku vazhdon raporti i këtij viti për lirinë e shprehjes natyrisht për fat të keq Komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë dhe sa i përket çështjeve afatgjata që kanë qenë shqetësuese sidomos mbi vendosjen e interesave të biznesit, medias dhe politikës në këtë drejtim dhe kushtet problematike të kushteve të punës së gazetareve dhe dua të them që po bashkëpunoj me profesor Markun për ta përmirësuar këtë gjë.

Gjithashtu dua që të them që shpresoj që çelja e grup kapitullit 1 të negociatave do të jetë  një mundësi për autoritetet shqiptare për të realizuar këto angazhime reformash për mediat të ndërmarra në udhërrëfyesin e sundimit të ligjit.

Do doja të përmbyll këtu gjithashtu duke inkurajuar edhe njëherë jo vetëm qeverinë, por të gjitha institucionet shqiptare për të përfituar plotësisht nga vëmendja e ripërtërirë politike e BE-së drejt zgjerimit. Do të kërkoj udhëheqje të fortë politike në unitet të gjerë ndër partiak dhe strukturë të fortë negocimi, gjithashtu edhe mekanizma efektive konsultimi.

Shumica e shqiptareve duan që vendi i tyre të afrohet sa më shumë me BE-në dhe nuk mund t’i  zhgënjejmë. Delegacioni i BE-së do të jetë këtu me ju, t’iu shoqërojë në këtë rrugëtim.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?