Raporti për sulmin në Kapitol, Trump përgjegjës për dhunën! Nuk veproi që të ndalonte mbështetësit të mos kryenin sulmin

23 Dhjetor 2022, 21:36| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 21:46

  • Share

Mediet amerikane kanë publikuar pjesë nga Raporti përfundimtar i komitetit Kongresit për trazirat e 6 janarit në Kapitol. Sipas deputetëve amerikanë, ish-presidenti amerikan Trump ka përgjegjësi në atë që ata e quajnë komplot për të përmbysur rezultatet e ligjshme të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Sipas ligjvënësve amerikanë, Trumpi nuk veproi për të ndaluar mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin. Trumpi ndezi atë zjarr, shkroi kryetari i komitetit, deputeti i Misisipit, Bennie Thompson. Raporti prej 814 faqesh i publikuar të enjten vjen pasi paneli intervistoi më shumë se 1000 dëshmitarë, mbajti 10 seanca dhe mori miliona faqe dokumente për t’i konsultuar. 

Shkaku kryesor ishte një njeri, thuhet në raport: Donald Trump. Ndërkohë, ish-presidenti e ka cilësuar shpifje atë që shkruhet në raport, ndërsa thotë se kjo bëhet për të penguar kandidimin e tij për presidencialet e vitit 2024.

Sikundër ky proces në Kongres që nuk ka fuqi akuzatore për Trumpin drejtëpërdrejtë, ndaj tij ka hetime dyshimet mbi marrjen së dokumenteve sekrete nga Shtëpia e Bardhë. Sa i përket dyshimeve për evasion fiskal, kompania e miliarderit amerikan dhe ish-presidentit është gjetur fajtore nga një gjykatë në Neë York për mospagesë të taksave.

Gara brenda republikanëve për presidencialet e ardhshme pritet të jetë e ashpër, ku analistët amerikanë shkruajnë se yll në ngjitje është guvernatori i Floridas Ron DeSantis, ndërsa Trumpi ka ende një bazë të fortë republikane dhe do të garojë sërish për president.

Përgatiti: Gazetari i Report Tv Sebastian Zonja

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?