Politikë

Raporti për zgjedhjet, Balla: Rekomandimet do të adresohen në Kodin Elektoral

5 Shtator 2019, 20:01| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 20:03

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se raporti përfundimtar i ODIHR-it për Zgjedhjet e 30 Qershorit e thotë qartë se zgjedhjet në Shqipëri ishin demokratike.

Përmes një postimi në rrjetin social Twiter Balla thekson se të gjitha rekomandimet e dala nga raporti përfundimtar i ODIHR-it do të adresohen në Kodin Elektoral.

Sipas Ballës, më 30 Qershor u garantua e drejta Kushtetuese e çdo shqiptari për të votuar të qetë.

"Raporti përfundimtar ODIHR për Zgjedhjet e 30 Qershorit e thotë qartë se korniza ligjore për zgjedhjet, ndonëse kryesisht e pandryshuar që prej zgjedhjeve të fundit, siguroi në përgjithësi zgjedhje demokratike. Tashmë të gjitha rekomandimet t’i adresojmë në Kodin Elektoral" shkruan Balla.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?