Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi

Politikë

Raporti për zgjedhjet, Celibashi: Vlerësimet shumë pozitive të OSBE, shtysë për t'u përmirësuar! Qeveria dhe opozita të adresojnë vërejtjet e rekomandimet

28 Korrik 2021, 16:13| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 16:24

  • Share

Konkluzionet e raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, kreu i KQZ,  Ilirjan Celibashi i ka konsideruar shumë pozitive. Përmes një reagimi në tëitter këto vlerësime Celibashi thotë se janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm.

Celibashi nënvizon se KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Sipas tij, shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR.

"Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm. KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR", shkruan Celibashi.

Në raportin final të publikuar n2 ditë më parë u nënvizua fakti se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatët e preferuar, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore. Po ashtu thuhej se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore dhe se palët politike ishin të lira që të zhvillonin fushatën politike në mënyrë paqësore dhe u respektuan liritë themelore demokratike.

Ndërkaq nënvizon se pavarësisht vonesave në edukimin e votuesve dhe trajnimin e stafit, KQZ arriti të përmbushë në mënyrë adekuate pjesën më të madhe të detyrimeve të saj, duke përfshirë edhe ato të që lidhen me identifikimin elektronik të votuesve. Në raport përmendet dhe struktura e ngritur nga Partia Demokratike, ku cilësohet 'një strukturë potencialisht e paligjshme', e cila arriti kulmin me ngjarjen në Elbasan, më 21 prill, ku mbeti i vrarë Xhuvani

Komento

Komente

  • Dashi: 28/07/2021 15:47

    E ke shndrit, yll partizan do te te japim. Komunist i pandreqshem, avokat i djallit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?