Ekonomi

Raporti për Prokurimet Publike/Shqipëria e para në rajon për mirëmanaxhimin e financave

16 Prill 2018, 18:21| Përditesimi: 16 Prill 2018, 18:27

  • Share

Shqipëria është vendi më i suksesshëm në rajon për efektshmërinë dhe konkurrëncën për fitimin e kontratave publike. Këtë e provon raporti vjetor për të dhënat e sistemit të prokurimit publik për vitin 2017.

Të dhënat e këtij raporti tregojnë se numri total i ofertave të dorëzuara nga operatorët ekonomikë në Sistemin e Prokurimit Elektronik ishte rreth 170 mijë, ndërsa pothuajse 20 mijë biznese të reja, vendase dhe të huaja, konkuruan për herë të parë për përfitimin e kontratave publike.

Kjo ndodhi pasi gjatë vitit 2017 u lançua për herë të parë aplikacioni “E-Procurement Albania” për ofertimin në procedurat e prokurimit me vlerë të vogël nëpërmjet smartphone, duke rritur ndjeshëm konkurrencën pasi operatorët ekonomikë e kanë më të thjeshtë pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit me vlerë të vogël.

Pavarësisht kësaj, Shqipëria është vendi me raportin më të ulët të prokurimeve publike në përqindje të PBB në rajon. Niveli prej 7% është i barabartë me shpenzimin për prokurime në Bosnje dhe në Malin e Zi, por ndjeshëm më i ulët se vendet e tjera, ku në Kroaci ky raport arrin deri në 13% të PBB-së.

Për shkak të automatizimit, fondi i kursyer në prokurimet elektronike me vlerë të vogël, gjatë 2017-s, rezulton në vlerën 18% të të gjithë fondit limit të prokuruar. Kursimi për taksapaguesit, vetëm në këtë zë të shpenzimeve, arrin në disa milionë dollarë.Lexo.al

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?