Raporti/ Bluzat e bardha po vdesin nga COVID-19 në shkallë tronditëse, 7000 viktima në gjithë botën

4 Shtator 2020, 09:10| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 11:55

  • Share

Sipas një raporti të Organizatës Amnesty International, në të gjithë botën kanë humbur jetën të paktën 7.000 punonjës shëndetësorë  në luftë me Covid-19.

Amnesty International, bën thirrje që të gjithë mjekët në vijën e parë të luftës me pandeminë kanë nevojë për qasje të duhur në çështjet mbrojtëse.

"Çdo punonjës shëndetësor ka të drejtën të jetë i sigurt në punë dhe është një skandal që kaq shumë po paguajnë këtë çmim", tha Steve Cockburn, shef për drejtësisë ekonomike dhe sociale në grupin e të drejtave me bazë në Londër.

Ai thekson se prej muajsh shumë punonjës shëndetsore po vdesin në vende të tilla si Meksika, Brazili dhe SHBA-ja, ndërsa përhapja e shpejtë e infeksioneve në Afrikën e Jugut dhe Indi tregon nevojën që të gjitha shtetet të ndërmarrin veprime.

Vendi i cili ka shënuar numrin më të lartë të viktimave në stafin mjekësor është Meksika me 1.320 të vdekur, e pasuar nga SHBA me 1077, Mbretëria e Bashkuar me 649, Brazili me 634, Rusia 631, India 573.

Sa i përket Europës, listën e kryeson Mbretëria e Bashkuar me 649 viktima, e ndjekur nga Italia me 188 mjekë të vdekur si pasojë e Covid-19,  në Spanjë kanë humbur jetën 63 punonjës shëndetësore, 27 në Francë dhe 23 në Gjermani. Ndërsa në Ballkan sipas Amnesty International Serbia ka pasur numrin më të lartë të viktimave në mesin be personelit mjekësor , 11 të tillë e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina, 2 viktima.

Në raportin e fundit të datës 13 Korrik ishte raportuar vdekja e 3000 specialistëve mjekësorë, shifër e cila arriti në 7000 tanimë. Sipas organizatës, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, për shkak se jo të gjitha vendet janë të përfshira në studim ose nuk kanë raportuar të gjitha të dhënat.

Organizata e të drejtave të njeriut tha se duhet të ketë bashkëpunim global për të siguruar që të gjithë punonjësit shëndetësorë, duke përfshirë pastruesit në objektet shëndetësore, të kenë pajisje të përshtatshme mbrojtëse.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?