Ekonomi

Raporti/ Rreth 22 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri! Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

25 Gusht, 18:11| Përditesimi: 25 Gusht, 19:23

  • Share

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Ndërsa interesi më i lartë për leje qëndrimi në Shqipëri është i shtetasve nga Italia, Turqia dhe India.

***
Për punë në shtëpi, dado për fëmijët, për shërbim në hotele, bare e restorante dhe deri për punësim në fabrika të përpunimit dhe prodhimit, në Shqipëri janë gati 12 mijë të huaj të punësuar që vijnë nga kontinente të ndryshme.

Instituti i Statistikave në raportin e fundit për të huajt në vend, evidenton se më shumë se gjysma e shtetasve të ardhur nga jashtë që kanë një leje qëndrimi në Shqipëri, kanë si qëllim kryesor punësimin.

Në fund të vitit të shkuar sipas raportit ishin 21.940 të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, ose 2,2% më shumë se në vitin 2023.

“Punësimi është arsyeja kryesore: 54,3 % e lejeve të qëndrimit ndjekur nga: bashkimi familjar: 24,5%; arsye të tjera: 16,3%; studimi: 4,0%; qëllime humanitare: 0,9%”, thuhet në raport.

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj pasi brenda 5 vitesh numri i punëtorëve të huaj në tregun vendas është rritur me 54%.

Në vitin 2020, në Shqipëri ishin vetëm 6465 të huaj që punonin, ndërsa në fund të vitit vjet ishin 11,908 shtetas të huaj.

Edhe pse numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është rritur, përsëri nuk mjafton për të mbushur nevojat e sipërmarrjes, ku vetëm sektori i turizmit në nisje të këtij sezoni kishte nevojë për 20 mijë punëtor.

Interesi më i madh për të fituar leje pune në vend është nga Turqia, Bangladeshi, India dhe Nepali. Gjatë vitit të shkuar qeveria nisi negociatat me autoritetet filipinase për të marrë me mijëra punonjës të kualifikuar, me objektiv kryesor punësimin e tyre në sektorin e turizmit.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 13,176 aplikime të reja për leje qëndrimi, kryesisht nga Italia, India dhe Turqia.

Brenda këtij 5-vjeçari numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri nga India është rritur me 38 herë sipas shifrave, nga 43 aplikime në 2020-ën në 1,634 aplikime vjet.

Nga zanatet e vjetra e deri tek profesionet e reja, kryesisht në teknologji, aktualisht janë 5415 vende të lira pune, për punëtor krahu, magazinier, ekonomist, bojaxhi, mjekë, punonjës në hotele e deri tek profesionistët të teknologjisë së informacionit.

APLIKIME PËR LEJE QËNDRIMI
Itali       2,162 aplikime
Indi       1,634 aplikime
Turqi     1,270 aplikime

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 26/08/2025 08:34

    MBANI LARG INDIANE E ZEZAKE..MBAJNE ERE TE QELBUR...KUR ATA PUNOJNE LARGOJNE KLIENTET...

    Përgjigju
  • Iris: 26/08/2025 03:34

    Une se kam problem qe punojne te huaj,por kjo do te vazhdoje deri sa te ndergjegjesohen dhe keta e te shohin si trajtohen ne te vertete nga /kapitalistet/ e vendit dhe do te ndjekin shqipot duke emigruar, ne kerkim te puneve me te mira,ose me te paguara,ose me kushte e kode pune me te mira e me te respektuara.Kush mund te vazhdoje ne nje vend pa sindikata e me kode pune e paga e rregulla imagjinare?!

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 25/08/2025 19:33

    A ba Shqipnia han pa porta, si mund të japësh aq shum viza për filipinët e indanët. Mbas 10 vjetësh shqipria do jetë 50% të huaj.

    Përgjigju
  • Askushi: 25/08/2025 19:21

    URIME MBAS 5 VITEVE ATA MARIN LEJE QENDRIMI TE PERHERSHME DMTH PASAPORT TE DREJT VOTE DHE RRJEDHIMSHT DUAN TE ZGJEDHURIT E TYRE ME VOT GJUHEN E TYRE NE SHKOLLA ETJ SI QUHET KJO MBAS 10 VITEVE ???? RILINDJE VALL???

    Përgjigju
  • Patrioti: 25/08/2025 18:56

    Një pyetie për ju gazetare:-Po kur shqiptarët mësyen botën mbarë na erdhi mirë?Pra në këtë dynja ka vënd për të gjithë.Koha që shqiptarët t'i thërrasin mëndies ka ardhur dhe po shkonë.

    Përgjigju
    • Vlora: 26/08/2025 08:08

      Alban. po ata qe ikin jane me plehra ta dish kete. Te rrine te punojne ketu ta shtrojne bythen

    • Noc Rroku: 26/08/2025 07:35

      Me kë flet....këta janë brezi Banale....mjeranë pjesë, që zhdukën Shqiptarët me gjithë Shqipëri....Bajgë i quajti i Madhi Dritero... Në mes të parlamentit....drejtojnë bangat Banale....

    • Alban: 26/08/2025 02:02

      Ik mor plehre e rilindjes. E boshatiset Shqiperine nga shqiptaret dhe po e mbushni me rraca muti.

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?