RTSH

Politikë

Raporti/ Shkarkimet nga puna mund t’i kushtojnë RTSH-së mbi 150 milionë lekë

2 Tetor, 17:06| Përditesimi: 2 Tetor, 17:44

  • Share

Radio Televizioni Shqiptar ka paraqitur në Kuvend raportin për vitin 2024, ku shfaqet një tablo e zymtë qoftë financiare ashtu edhe në aspektin e cilësisë dhe larmishmërisë së programeve që ofron për publikun.

Shkarkimet masive të punonjësve gjatë drejtimit të Alfred Pezës i kanë kushtuar RTSH mbi 63 milionë lekë, ndërsa institucionit i kanosen edhe 95 milionë lekë të tjerë nga çështje gjyqësore ende të hapura.

Raporti thekson se mbi 52% e buxhetit shkon për paga dhe sigurime, duke kufizuar investimet në teknologji e përmbajtje të re. Ndërkohë, fondi prej 12 milionë lekësh i parashikuar për prodhime të pavarura sipas raportit nuk është përdorur fare.

Nga ana e programeve, televizioni publik ofron vetëm 3% përmbajtje për fëmijë dhe të rinj, shumë më pak se standardet europiane. Pjesa më e madhe e kanaleve funksionon me ritransmetime dhe pa një linjë të qartë editoriale, ndërsa procesi i digjitalizimit të arkivës ka mbetur në mes.

Në raport pranohet hapur mungesa e transparencës në shpenzime, punësime dhe vendimmarrje, çka ka dëmtuar besueshmërinë e institucionit. Alfred Peza, që u emërua në vitin 2023, dha dorëheqje në shtator 2024 pas kritikave të forta, ndërsa prej prillit 2025 RTSH drejtohet nga gazetarja Eni Vasili.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?