Komisioni Hetimor për Inceneratorët

Raporti i Tabakut për inceneratorët u rrëzua me 84 vota, PD: Berisha bashkoi votat me Ramën, sulmet ndaj nesh për të mbrojtur aferat e përbashkëta

14 Mars 2022, 22:42| Përditesimi: 14 Mars 2022, 22:49

  • Share

Kaluan 4-muaj hetime në Kuvend dhe raporti i Partisë Demokratike për tre kontratat koncesionare të inceneratorëve, që u shndërruan në kalin e betejës opozitare kundër qeveris, u braktis në momentin e votimit nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës. Raporti përfundimtar i pakicës mori 84 vota kundër dhe 27 vota pro, kundrejt raportit të mazhorancës që mori 76 vota pro dhe 34 vota kundër.

4 ditë pas votimit në Kuvend, vjen edhe reagimi i vetë Partisë Demokratike, e cila e ka konsideruar atë votim si një bashkëpunim mes Ramës dhe Berishës.

"Komisioni Hetimore për Inceneratorët, i tregoi çdo shqiptari se si Rama dhe ministrat e tij vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve. Bazuar në fakte dhe prova, u kallëzuan penalisht në SPAK, Eruon Veliaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Emirjana Sako, Alqi Bllako dhe Armando Subashi.  Mazhoranca tentoi disa herë ta sabotonte dhe pengonte punën e këtij komisioni por nuk ia doli dot.  Raporti perfundimtar i cili fakton me prova se si iu vodhën shqiptarëve në skemën kriminale të inceneratorëve, për çudi nuk u votua nga deputetët e Sali Berishës.  Ata bashkuan votat me Edi Ramën kundër këtij raporti për të mbrojtur korrupsionin e Ramës. Ata që akuzojnë, mashtrojnë gjithë ditën për bashkëpunim me Ramën, janë faktuar duke bashkuar votat në mbrojtje të aferës më të madhe korruptive të ndodhur në Shqipëri", thuhet në reagimin e PD.

Kujtojmë se përveç votave të Partisë Socialiste kundër Tabakut kanë votuar Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili të dy të LSI, ndërkohë që Monika Kryemadhi dhe Agron Çelaj nuk kanë marrë pjesë në votim. Gjithashtu kundër kanë votuar edhe deputetët e Partisë Socialisdemorkate, Meri Markiçi, Gertjan deda dhe Gledis Çeliku.

Por votat më të forta kundër raportit të PD-së për Inceneratorët është ajo e Belind Këlliçit, i cili ishte edhe anëtar i Komisionit Hetimor si dhe të deputetëve të tjerë të grupit të Berishës Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi si dhe Isuf Çela.

Anëtarët e tjerë të grupit të Berishës, bashkë me ish-Kryeministrin, s'kanë marrë pjesë në votim. Gjithashtu nuk kanë marrë pjesë në votim edhe deputetë të PD-së zyrtarë si Oriola Pampuri, Alfred Rrushaj apo edhe vetë Grida Duma e cila së fundmi ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.

'Kali i betejës' i demokratëve në fund nuk mori as votat opozitare. Dhe për më tepër që raporti ishte shumë i dobët, identik me argumentet e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor, duke i bërë totalisht të pavlefshme edhe 4 muaj hetime.

Komisioni hetimor parlamentar doli me dy raporte të kundërta pas një hetimi 4-mujor, ku opozita në 120 faqet e saj që iu bashkangjiten raportit të mazhorancës si “mendim i pakicës” pretendoi se faktoi të gjitha akuzat e saj fillestare për “grup të strukturuar kriminal”, “skemë korruptive” dhe “pastrim parash” për të paktën 50 zyrtarë shtetërore dhe përfaqësuesit e kompanive që kanë përfituar këto kontrata. Raporti i mazhorancës  u miratua dje me 76 vota  pro. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?