Foto ilustruese

Raporti vjetor i kriminalitetit në vend, Shkodra, Lezha, Tirana dhe Elbasani qytetet me numrin më të lartë të vrasjeve! Në fund renditet Berati

2 Prill 2023, 21:01| Përditesimi: 2 Prill 2023, 21:07

  • Share

Në raportin vjetor për kriminalitetin në vend rezulton se Shkodra, Lezha, Tirana dhe Elbasani renditen në krye të listës së qyteteve me numrin më të lartë të vrasjeve. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dorëzoi në Kuvend raportin ku thuhet se qyteti me kriminalitet më të ulët është Berati duke lënë pas Përmetin.

Gjatë vitit 2022, janë kryer 318 krime kundër jetës të kryera me dashje, ku numrin më të lartë prej 222 rastesh janë ato të kërcënimit. Ndërkohë ka pasur rritje të denoncimeve dhe hetimeve për gjobëvënie dhe heqje të paligjshme të lirisë në 116 raste, dhe në 41 raste të pengmarrjes.

Për korrupsionin, Prokuroria e Përgjithshme thotë se drejtësia shqiptare ishte efektive në 213 raste. Mes tyre përfshihen qtetarët që tentuan të korruptojnë efektivët e policisë rrugore, si dhe përfshin një shembull të një funksionari të lartë që dyshohet se u përfshi në korrupsion.

Sa i takon rendit dhe sigurisë, qytetarët u prekën nga vjedhja e pasurisë në 6624 raste të denoncuara prej tyre. Ndërkohë raporti përfshin edhe 39 raste të përdorimit të lëndëve plasëse për shpërthim prone.

Shqetësim kryesor mbetet edhe krimi në familje, që në vitin 2022 janë raportuar 14 raste.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?