Christian Atsu

Sport

Raportime kontradiktore nga Turqia, mjeku i Hateyspor konfirmon se futbollisti Christian Atsu nuk është gjetur

8 Shkurt 2023, 15:33| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 15:38

  • Share

Christian Atsu, futbollisti i Hateyspor në Turqi dhe drejtori sportiv i klubit, Savut Taner vijojnë të jenë nën rrënoja pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin dhe Sirinë fqinje. Mjeku i Hateyspor, Gurbey Kahveci konfirmoi se lajmet për gjetjen e tij janë të rreme dhe se ende nuk dihet nëse dyshja i ka mbijetuar lëkundjeve të forta.

"Kur dëgjuam lajmin se Christian u dërgua në spitalin Dortyol, ne veçanërisht shkuam dhe pamë, por ai nuk ishte aty. Për momentin, ne pranojmë që Savut Taner (drejtori sportiv) dhe Christian Atsu nuk u gjetën të hënën mbrëma, për fat të keq", tha Kahveci.

Të hënën, zëvendëspresidenti Mustafa Ozat pretendoi se futbollisti ishte gjetur, por ishte plagosur. “Christian Atsu u nxor me lëndime. Drejtori ynë sportiv, Taner Savut, fatkeqësisht është ende nën rrënoja", thoshte dy ditë më parë Ozat.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?