Braçe i drejtohet opozitës: KLSH s’është Gjykatë dhe Prokurori, por auditues i jashtëm! S’ka asnjë qëllim që të kapim këtë institucion

25 Korrik, 11:34| Përditesimi: 25 Korrik, 12:07

  • Share

 

Me debat është shoqëruar në Kuvend raportimi i kreut të KLSH-së Arben Shehu në komisionin e Ekononise. Opozita akuzon mazhorancën se po përpiqet që të intimidoje dhe të kontrollojë KLSH-në.

Deputeti socialist Erion Braçe tha se kreu i KLSH-së nuk ka precedent që të shkarkojë mazhoranca drejtuesin e KLSH-së.

‘Nuk e kuptoj këtë shqetësim që ngrihet kaq lart në nivel politik këtu, seanca e raportimit të kreut të KLSH e ka gjithë procesin brenda dhe habia ime nuk ka të bëjë me këtë që po ndodh këtu, por kreu i KLSH-së nuk ka shprehur as bezdi as mos vullnet, por ka qenë prezent është përgjigjur në komisionin e ekonomisë dhe nuk është hera e parë që ndodh këtu.

Në këtë sallë kemi ish kreun e KLSH dhe ai ashtu ka bërë, ka qëndruar 3-4 ditë edhe nuk ka patur pakënaqësi, KLSH nuk është gjykatë, prokurori është audituesi suprem i shtetit, dhe ata që janë në këtë sallë duhet të kuptojnë që janë palë.

Thënë të gjitha këtu, mos mbivlerësojmë funksione dhe mos ngremë problem aty ku nuk ka, pakënaqësia e vetme është që në atë komision ka kaq shumë kacafytje sa vihet në siklet edhe kreu i KLSH, të vish në kom ekonomisë e mos t bësh asnjë pyetje e të stisësh një seancë me pyetje këtu është banale e krejt ordinere.

Unë nuk kam thënë se jam i pakënaqur me punën e KLSH-së. Jam i kënaqur e kam thënë dhe në Kuvend. S’ka ndodhur kurrë që mazhoranca të shkarkojë drejtuesin e KLSH, për këtë të jeni të qetë.’- tha Braçe.

Deputeti Edmond Spaho tha se mazhoranca po kërkon që ta fusë në një qorrsokak nëse ngre probleme.

‘Po presion për ta trembur KLSH ka? Që mos ngrini më probleme, se po ngritët do futeni në qorrsokak A ka precedent që të jetë thirrur një nëpunës publik për të diskutuar masat. Ku e mbështesni? Qenka presion. KLSH ka kërkuar masa për 1500 veta hajde i thërrasim ato. Këto janë shkeljet që bën ai. Jeni e detyruar kryetare. Këtu nuk është anarki që të bëhet si i do qejfi njërit e tjetrit.’- tha Spaho.


Lajmi kryesor:

Pakt PS-PD! Miratohet me 90 vota pro dhe 4 kundër nën/Komisioni që kontrollon KLSH-në, opozita merr drejtimin! Spaho: Doni ta zaptoni! Kuvendi seancë maratonë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?