Foto: Naim dhe Liridona Murseli
Mediat kosovare kanë dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, mbrëmjen e 29 nëntorit 2023.
Sipas tyre, Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, i cili ishte bashkëshorti i viktimës, ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e gruas te i dyshuari Granit Plava.
Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit Plava, 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar prokurorja Besa Limani, e cila tha se pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Edhe Granit Plava e ka pranuar para prokurores se është Murseli ai që e ka paguar ta kryejë vrasjen.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Ish këshilltari i Pacollit arrestohet për vrasjen e gruas, pranon se porositi krimin! Në pranga dhe nipi i tij e ekzekutori: Më premtoi 30 mijë euro
K.M/S.G/ReportTv.al