Moskë- Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë po synon që të nisë procedimin penal kundër gazetarëve italianë të RAI-t, që raportuan nga rajoni i Kurskut.
Sipas burimeve që u referohet edhe “La Repubblica”, bëhet fjalë për një çështje penale sipas nenit 322 të Kodit Penal të Federatës Ruse, “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Stefania Battistini dhe Simone Traini mund të ndiqen penalisht.
Një reportazh nga qyteti i Suxhasë (Sudzha), është transmetuar nga kanali italian Tg1. U treguan pajisjet e dëmtuara pranë kufirit dhe u fol me banorët që mbetën në qytet.
Në llogarinë e tij X, Battistini ka publikuar disa mesazhe në orët e fundit, që sugjerojnë se ka pasur probleme me Rusinë. Ai shpërndau edhe videon e reportazhit të bërë nga terreni.
Përveç kujtimit të emrave të disa gazetarëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit, korrespondenti i RAI citoi Nenin 79 të Konventës së Gjenevës, që thotë se "gazetarët në zonat e luftës duhet të trajtohen si civilë dhe të mbrohen si të tillë, me kusht që të mos marrin pjesë në armiqësi”.