Raportuesit e përhershëm të Parlamentit Evropian thirrje vendeve anëtare të miratojnë sa më parë kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Shkurt 2021, 16:59| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 17:10

  • Share

Pasi Komisioni Evropian paraqiti kornizat e negociatave për bisedimet e zgjerimit me Shqipërinë raportuesit e përhershëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë Isabel Santos dhe Maqedoninë e Veriut Ilhan Kyuchyuk , kanë kërkuar që ajo të miratohet sa më parë dhe të mund të ecet përpara me anëtarësimin dhe mbajtjen e Konferencave të para ndërqeveritare.  me Shqipërinë dhe 

“Ne u bëjmë thirrje Shteteve Anëtare që të miratojnë tekstet e kornizave pa vonesë, duke lejuar që të mblidhen konferencat e para ndërqeveritare me secilin vend deri në fund të këtij viti. Është thelbësore që kornizat të funksionalizojnë metodologjinë e zgjerimit, duke rritur besueshmërinë, parashikueshmërinë dhe mbikëqyrjen politike, ndërsa sigurojnë që bisedimet të përparojnë në varësi të meritave të vetë vendeve. Kriteret e Kopenhagenit dhe angazhimi për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë mbeten në qendër të procesit të zgjerimit,” thuhet në deklaratë.

Hapja e menjëhershme e bisedimeve të pranimit është një njohje e qartë e hapave kryesorë në kryerjen e reformave në të dy vendet, por kjo nuk është garanci e anëtarësimit.

Kuadri negociues përcakton udhëzimet dhe parimet për bisedimet e pranimit me vendet kandidate. Pas një propozimi nga Komisioni Evropian, Shtetet Anëtare të BE e miratojnë atë dhe Presidenca e Këshillit e paraqet në fillim të negociatave. Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 26 Mars 2020, pas propozimeve të Komisionit për një metodologji të rishikuar të zgjerimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?