Raportuesja e PE-së Von Cramon

Raportuesja e Kosovës në PE për situatën në veri: Askush nuk mund të qeverisë me 1-2% të votave! Deklaratat e ashpra të SHBA nuk zgjidhin asgjë

29 Maj 2023, 11:58| Përditesimi: 29 Maj 2023, 14:25

  • Share

KOSOVË- Zgjedhja e kryetarëve të 4 komunave në veri të Kosovës nuk mund të quhet legjitime. Kështu e nisi raportuesja e PE-së për Kosovën, Viola von Cramon situatën në veri të Kosovës të tensionuar që prej datës 26 maj.

Në një konferencë për media Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon tha se prania e madhe policore në ruajtjen e ndërtesave komunale është një “absolutisht e papranueshme”.

 “Unë e vizitova veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasja ta sigurojnë më forcë, askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave.

Mendoj se shumë gjëra shkojnë keq në këtë shtet nëse ky është realiteti, nëse shohim makina të blinduara, policë të armatosur rëndë, njësi speciale që 24/7 ruajnë ndërtesat komunale, ne vërtetë duhet të mendojmë për mundësi të tjera dhe opsione të tjera. Kjo nuk është të paktën ajo ne dhe BE-ja kemi në mendje. E di që është situatë e vështirë, siç e kam thënë më parë, Qeveria mund të ketë diçka tjetër në mendje, por si e zbatoi atë, nuk është në linjë me gjithçka, të paktën ne në BE do të donim të shihnim”, tha ajo. ”, tha Cramon.

Raportuesja e PE-së për Kosovën, Viola Von Cramon thotë se deklaratat e zyrtarëve amerikanë, më konkretisht DASH, Blinken dhe ish të dërguarit amerikan në Ballkanit Perëndimor, Grenell kanë qenë të papranueshme. Sipas saj, këto lloj qëndrimesh nuk janë të nevojshme për aq kohë sa nuk zgjidhin situatën dhe as nuk i japin zgjidhje eficente procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë.

 “Deklaratat e zyrtarëve amerikane janë më të ashprat që kanë ndodhur dhe kam dëgjuar. Mendoj që mos të jemi në atë situatë duke mbajtur ato qëndrime sepse kjo nuk e zgjidh situatën në Kosovë dhe as procesin e dialogut.”- thotë Cramon.

 Cramon u shpreh se nuk i takon ndërkombëtarëve të marrin vendime për atë që po ndodh në Kosovë, por i takon qeverisë Kurti. Ajo u shpreh se PE është e angazhuar të sjellë Kosovën në KiE.

“Nuk i takon ndërkombëtarëve të marrin vendim mbi atë që po ndodh, i takon qeverisë së Kosovës. Ne vetëm shprehim shqetësimin tonë. Pavarësisht se çfarë ndodh, ne do ta sjellim Kosovën në Këshillin e Evropës.”- tha Von Cramon.

Kujtojmë se me zgjedhjen e 4 kryetarëve të rinj në komunat e veriut të Kosovës, SHBA dhe BE në sinkron i cilësuan si kushtetuese. Ata shprehën keqardhje për bojkotin nga ana e Listës Serbe. Sot, në mes të tensioneve në veri, Cramon thotë se pavarësisht se ata kryetarë janë zgjedhur, kjo nuk do të thotë që ata të hyjnë me forcë në zyrat e tyre. 

 Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviç ndërsa në Zubin Potokun dhe Zveçanin qytetarët ja kanë ‘besuar’ PDK-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës u mbyll me 1.567 votues, pra me vetëm 3.47% të trupit votues.

Ora 12:21
Raportuesja e PE-së për Kosovën: Jam e bregosur, askush nuk mund të qeverisë me 1-2% të votave

1685354448_voncramon.JPG

Raportuesja e për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon tha se situata në veri nuk është e qëndrueshme, duke shtuar se Qeveria po bën manovra të rrezikshme.

 “Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasje ta sigurojnë më forcë”, tha ajo në një konferencë për media.

“Askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, shtoi Von Cramon.

Ora 12:06
Deklaratat e ashpra nga SHBA për Kosovën, raportuesja e PE-së: S’duhen mbajtur këto qëndrime, nuk zgjidh asgjë

Raportuesja e PE-së për Kosovën, Viola Von Cramon thotë se deklaratat e zyrtarëve amerikanë, më konkretisht DASH, Blinken dhe ish të dërguarit amerikan në Ballkanit Perëndimor, Grenell kanë qenë të papranueshme. Sipas saj, këto lloj qëndrimesh nuk janë të nevojshme për aq kohë sa nuk zgjidhin situatën dhe as nuk i japin zgjidhje eficente procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë.

“Deklaratat e zyrtarëve amerikane janë më të ashprat që kanë ndodhur dhe kam dëgjuar. Mendoj që mos të jemi në atë situatë duke mbajtur ato qëndrime sepse kjo nuk e zgjidh situatën në Kosovë dhe as procesin e dialogut.”- thotë Cramon.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tiku: 30/05/2023 08:45

    o BE kurve,por ju ishit ata qe thate zgjedhjet ishin te ligjshme dhe te rregullta,po tani pse nuk pranoni te zbatohet ligji...apo vetem qe ti beni fresk serbise qe ka kaq kohe qe tallet me ju...dhe ju ka blere...

    Përgjigju
  • Osp: 29/05/2023 13:56

    A kurve e mutit , po rama qeverisi pa opozit dhe sthat nje llaf , rrace muti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?