Isabel Santos

Raportuesja për Shqipërinë Santos në takim me kryetaren e Kuvendit: Është e drejtë që Këshilli të hapë negociatat e vonuara me Shqipërinë

3 Qershor 2022, 17:26| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 17:30

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Isabel Santos, Raportuese e PE për Shqipërinë. Në përbërje të delegacionit ishte edhe eurodeputeti Andreas Schieder.

Nikolla falenderoi Santos për punën e saj dhe pasqyrimin në Parlamentin Evropian të arritjeve transformuese, demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë dhe veçanërisht për kontributin në vendimin e Parlamentit Evropian për hapjen e Negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

“Ne kemi punuar fort ta arrijmë këtë, por Ju, znj. Santos, keni punuar shumë për të mbështetur në Parlamentin Evropian arritjet tona ndaj Ju jemi shumë mirënjohës.  Megjithë vonesat në jemi të angazhuar për të avancuar me agjendën evropiane dhe Integrimi Evropian mbetet prioriteti ynë kryesor,” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Raportuesja e PE per Shqipërinë, Isabel Santos, nga ana e saj, u shpreh se Shqipëria është një partner strategjik i besuar dhe i përkushtuar i BE-së.

“Vendimi i PE ishte një vendim i drejtë, Shqipëria ka vijuar reformat themelore në lidhje me BE dhe është e drejtë që Këshilli të pranojë të hapë negociatat e vonuara me Shqipërinë,” tha Santos.   

Biseda u ndal mbi zhvillimet më të rëndësishme politike në vend. Duke vlerësuar progresin e deritanishëm, europarlamentaret nënvizuan se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Kuvendi të vijojnë punën për avancimin e reformave si edhe si edhe plotësimin e të gjitha rekomandimeve të Raportit të Progresit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?