Rapsodet e 15 vendeve zbresin në Lezhë, edicioni e 11-të i Festivalit Folkorik në sheshin e qytetit

10 Nëntor 2020, 18:35| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 16:48

  • Share

Pandemia COVID-19 nuk e ka ndalur organizimin e festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentisteve Popullor. Edicioni i 11-të  i këtij festivali bëri bashkë në vendvarrimin e heroit Gjergj Kastriotit në Lezhë, rapsod dhe instrumentistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë

Te pranishëm në organizimin e aktivitetit kulturor Kreu i Bashkisë Lezhës, Pjerin Ndreu së bashku me Drejtor i Qendres Kombetare të Veprimtarive Folkolirik, Niko Kotherja  u shprehen se ky festival ka vlera të jashtëzakonshme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Grupet artistike të Lezhës, Matit, Mallakastres, Shkozetit, Bulqizes, Tropojës, Kurbinit, Kukesit, Shkodrës, Vau Dejsit, Pukës, Vlorës, Malësisë së Madhe, Mirditës dhe Hasit, marrin pjesë në konkurim e këtij edicioni dhe çmimet fituese do të shpallen në natën e dytë të festivalit.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?