Sociale

PERSONAZH/ Rapsodi tropojan Hysen Lamnica, këngë patriotike për turistët në Valbonë: Lahutën e mori serbi, se këta nuk ishin gjallë!

2 Gusht, 19:20| Përditesimi: 2 Gusht, 19:49

  • Share

Me lahutë në dorë, 79-vjeçari Hysen Lamnica, çdo ditë e ngjit në këmbë rrugën nga Fierza për në Valbonë.

Arsyeja është e thjeshtë: Gjatë verës në Valbonë ka turistë që e shpërblejnë me bujari rapsodin, për interpretimin e këngëve popullore.

E preferuara e tij është kënga për nderin e Kombit, Dervish Luzha, patriot e klerik, që i la gjurmë të pashlyeshme në kujtesë.

“Që në kohën e fëmijërisë jam prezantuar me të, ai e mbante gjithmonë lahutën me vete. Më ka dashur, më ka respektuar, më ka dhënë për të ngrënë dhe ka qenë burrë i lartë”.

Na tregon se lahuta që mban në dorë është 33-vjeçare, punuar nga një mjeshtër i zonës së Lekbibajt.

Pjesë e repertorit të tij është edhe kënga për Rukie Ramën, mësuesen që vuajti në burgjet e diktaturës.

Ndërkohë që gëzohet për "K’cimin e Tropojës" në UNESCO, është i keqardhur se lahuta po përvetësohet nga Serbia.

“E mori serbi. Pse? Se ky dhe ky nuk ishin gjallë (Gjergj Fishta dhe Dervish Luzha), se po të ishin e kishin mbrojt”.

Rapsodi Hysen Lamnica është me origjinë nga fshati Geghysen i Tropojës, pjesë e Malësisë së Gjakovës, trevë kjo që ka luftuar me shovinistët serbo-malazezë, ndaj një pjesë e mirë e këngëve janë me nota patriotike.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?