Foto nga operacioni

Lajme të mira

Rast suksesi në Spitalin Memorial të Fierit, realizohet për herë të parë ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale te pacienti 75-vjeçar

28 Korrik, 09:59| Përditesimi: 28 Korrik, 10:11

  • Share

Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për herë të parë në Spitalin Memorial të Fierit.

Ky lajm u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore”, shkroi ndër të tjera Koçiu.

Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi gjithashtu në rrjetet sociale shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor përfshirë këtu: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr.Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha dhe infermieren Fjorida Ago.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?