Papa Françesku dhe skuadra e US Avellinos

Sport

Rastësia e pabesueshme që nga viti 1958, sa herë klubi italian ngjitet në kategori një Papë ndërron jetë

22 Prill, 11:39| Përditesimi: 22 Prill, 11:47

  • Share

US Avellino, klubi italian u ngjit në Serie B dhe nga sezoni i ri do jetë pjesë e nivelit të dytë të futbollit në Itali. Besojeni ose jo, sa herë që Avellino promovohet një kategori më sipër, një Papë ndërron jetë.

Kjo rastësi e pabesueshme ndodhi edhe këtë herë, me klubin nga Campania që falë fitores 2-1 kundër Sorrentos të shtunën, siguroi vendin në Serie B. Për fat të keq, vetëm dy ditë më vonë Papa Françesku ndërroi jetë.

"Lidhja" e Avellinos me ndërrimin e jetës së një Pape ndodh prej vitit 1958.

Në vitin 1958, Avellino shkoi në Serinë C dhe Papa Piu XII ndërron jetë ndërsa në 1963, Avellino shkon në Serinë C dhe Papa Gjon XXIII vdes. E njëjta gjë përsëritet dhe në 1978, kur Avellino ngjitet në Serinë A dhe Papa Pali VI dhe Papa Gjon Pali I humbin jetën. Në 2005, Avellino u promovua në Serinë B dhe Papa Gjon Pali II ndërronte jetë. Historia vijon dhe në 2025, ku kjo skuadër ngjitet në Serinë B dhe Papa Françesku vdes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?