KOSOVË- Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë me dije se është propozuar që Prishtina, duke qenë se është një vatër e madhe infeksioni COVID-19 të mbyllet për një javë.
“Por, kjo nuk është marr parasysh. Po ashtu kemi kërkuar që të jemi më fleksibil edhe me biznese për shkak se në kohën kur nuk ka ndihma apo infuzion të parave në ekonomi nga qeveria edhe një goditje pak më e gjatë do të jetë fatale për to, por rrjedhimisht edhe për shëndetin të cilin e kemi primar. Përderisa jemi plotësisht të vetëdijshëm për situatën epidemiologjike në vend, dhe kemi zbatuar dhe do të zbatojmë masat e ndërmarra nga qeveria, ndarja e komunave me statistika (të infektuar në 100 mijë banor) kur as numri i infektuarve e as numri i banorëve nuk është i saktë jep pasqyrë të padrejtë dhe masa joproporcionale për komunat. Rrjedhimisht kjo nuk mund të adresojë situatën epidemiologjike”, ka shkruar Ahmeti.