Rastet e shumta të qytetarëve të infektuar me grip, epidemiologia e ISHP: Shmangni spitalet! Janë viroza normale, nuk duhen trajtuar me antibiotikë

19 Janar 2023, 12:02| Përditesimi: 19 Janar 2023, 12:38

  • Share

Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Gentiana Qirjako ka bërë thirrje që qytetarët të mos paraqiten menjëherë në spital për çdo simptomë të gripit, duke shtuar se bëhet fjalë për viroza të cilat janë normale për sezonin ku ndodhemi. Në një lidhje skype për studion e emisionit ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, ajo tha se personat të cilët preken nga virozat e stinës nuk duhet të përdorin antibiotikë pa rekomandimin e mjekut të familjes, duke theksuar se infeksionet e shkaktuara nga virozat nuk trajtohen me antibiotikë.

Mes të tjerash ajo theksoi se prekja e fëmijëve nga këto viroza është normale sepse është sezoni kur viruset mbijetojnë në temperatura të ftohta.

“Fëmijët po preken nga këto viroza stinore, grip ose viruse të tjera. Është normale për shkak të sezonit, ka ndodhur gjithmonë, nuk ka dicka të re.

Çdo infeksion i shkaktuar nga viruset, nuk trajtohen me antibiotikë. Antibiotiku bëhet i përdorshëm vetëm me anë të komplikacioneve. Kur kalon disa ditë me ato viroza, duhet të kontrollohesh nga mjeku por asnjëherë nuk rekomandohet të niset menjëherë me antoibiotikë”- u shpreh Qirjako.

Sa i takon numrit të lartë të qytetarëve që paraqiten në spitale, Qirjako rekomandoi që personat të cilët preken nga virozat të qëndrojnë në shtëpi dhe të pinë sa më shumë lëngje.

“Do të rekomandoja të shmangnin vajtjen menjëherë në spital. Një virozë është fenomen normal në këtë sezon. Nëse sëmureni, e para rekomandohet të rrinë në shtëpi, të pinë sa më shumë lëngje, sidomos fëmijët e vegjël. Të trajtojnë temperaturën me paracetamol. Nëse situata vjen duke u rënduar edhe pas 3 ditësh, atëherë duhet të kontaktojnë mjekun e familjes. Vajtja në spital nuk është shpëtim”- shtoi mes të tjerash, doktoresha.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?