Numri rekord i rasteve me COVID-19 ditën e sotme ka vënë në alarm autoritet shtetërore. Për këtë arsye sot në terren për të inspektuar respektimin e masave kanë dalë zëvendës ministria e Brendshme Romina Kuko dhe drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit. Kuko thotë se qytetarët dhe bizneset duhet të bëjnë kujdes dhe të respektojnë protokollet pasi nuk duhet të shpërdorojmë këtë liri të fituar pas tre muajsh.
"Së bashku me drejtorin e rendit dhe kolegët nga ministria e Shëndetësisë kryem një kontroll të masave në kuadër të distancimit sociale dhe masave të hapjes. Me keqardhje konstatojmë se ditët e fundit kemi patur rritje të rasteve të cilat lidhen me mosrespektimin e masave. Duhet thënë që rihapja është e kushtëzuar, nuk do të thotë përfundimin e pandemisë. Neglizhimi i masave ka rezultuar në rritje të rasteve. Policia do të jetë në mbështetje të inspektoriatëve që do të kryejnë inspektime sipas një grafiku, askush nuk do të mbetet pa u inespektuar dhe pa marrë masat e duhura sepse bëhet fjalë për shëndetin e njerzëve. Masat e hapjes janë të kushtëzuara. Ç'ka do të thotë se të gjithë ne duhet të shijojmë me përgjeshmëri këtë liri që e kemi përfituar pas tre muajsh,"-shprehet zëvendës ministria e Brendshme Romina Kuko.
Ndërkohë drejtori i Rendit në policinë e shtetit Albert Dervishaj thotë se policia është në gadishmëri të plotë për të dhënë kontributin e saj në respektimin e masave:
"Policia e shtetit po vazhdon të kryejë me përgjithësi të gjithë detyrat që ka kryer që prej fillimit të pandemisë. Gjatë ditëve të fundit janë konstatuar disa problematika, për të cilat policia e shtetit është në gadishmëri të plotë. Unë do u bëj thirrje qytetarëve të jenë ekzigjentë dhe të përgjeshmëm në të gjithë këtë liri që ne këmi fituar."
Sakaq prej disa ditësh 'Repor TV' në raportimet e saj e ka ngritur si shqetësim faktin se nuk po zbatohen masat për koronavirusin, diçka e cila në ditët e fundit është përkthyer në një numër të lartë rastesh të reja.