Kronikë

Rasti Gëllçi në Strasburg/ Dumani: Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni! Atje shkuan të dhëna të pasakta, ne e arrestuan, atje u prezantua si vetëdorëzim

31 Korrik, 11:58
  • Share

1753953518_altindumani.jpg

Për rastin e fitores së Thoma Gëllçit në Strasburg, kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se nuk ishin vënë në dijeni nga Avokatura e Shtetit për rastin. Dumani tha për gazetarët se në Strasburg kanë shkuar të dhëna të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar.

“Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni për rastin “Gëllçi” në Strasburg. Ka pasur një mungesë të theksuar koordinimi, duke na ulur mundësinë për të mbrojtur vendimmarrjet tona. Kanë shkuar të dhëna të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar”, tha Dumani.


Lajmi kryesor:

Drafti i Kodit Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime, s’jemi përfshirë! Sekuestro celularësh pa vendim gjykate? Që sot do zbatojmë vendimin e Kushtetueses


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?