Sociale

Rasti i 14-vjeçari me meningjit në Durrës/ Reagoi 3 ditë me vonesë për sëmundjen vdekjeprurëse, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor pretendon të kundërtën

11 Shkurt, 18:26| Përditesimi: 11 Shkurt, 18:45

  • Share

1739294862_eftalikoci.jpg

Shkolla "Kushtrimi i Lirisë" ku studion 14-vjeçari me meningjiti bakterial akut

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës ka reaguar për rastin e 14-vjeçarit të prekur nga meningjiti bakterial akut.

Ky institucion pretendon që sapo është vënë në dijeni të rastit, ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke theksuar se ka kontaktuar të gjithë grupin e ngushtë të kontaktit të të miturit të prekur me meningjiti, për t’i kërkuar të përdorin antibiotikët e nevojshëm, me qëllim shmangien e rrezikut nga kjo sëmundje ngjitëse dhe vdekjeprurëse.

Report Tv ka zbuluar se reagimi i Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës ka qenë shumë i vonuar, pasi 14-vjeçari është paraqitur në spital gjendje të rëndë shëndetësore të premten e 7 shkurtit, ndërsa ky institucion ka bërë një njoftim të hënën e 10 shkurtit.

“Në lidhje me infeksionin e Neisseria meningitis theksojmë që është një sëmundje infektive, pra një infeksion bakterial që trasmetohet në mënyrë të shpejtë me kontaktin e ngushte dhe të zgjatur dhe mund të  paraqitet dhe me forma fulminante.

Infeksioni i meningokokut mund të shfaqet në çdo moshë, por ka dhe grupmosha me afinitet  më të lartë.

Per sa i perket rastit 14 vjecar së pari i urojmë shërim të shpejte dhe njëkohësisht theksojmë se është ndjekur në mënyrë të shpejtë nga Urgjenca e Spitalit të Durrësit duke kryer ekzaminimet neurologjike për shkak të gjendjes së stuporit e klinikës se rëndë si dhe duke vlerësuar këtë  situatë rasti me suspekt Meningo-Encefalit (prekje të cipave të trurit)  transferohet në QSUT “Nënë Tereza”.

Infeksioni nga Neisseria meningitis është një një infeksion që raportohet si rrjedhojë e zbatimit të Ligjit nr 51/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive dhe të dhënat jenë të deklaruara në sistemin  elektronik dhe si i tillë nuk është fshehur, por përkundrazi është raportuar dhe janë ndjekur rekomandimet për masat e profilaksisë për familjarët, personelin shëndetësor në Durrës 19 persona, personeli shëndetësor në QSUT si dhe kontaktet e ngushta në klasën e rastit, ku kanë marrë profilaksinë me antibiotikë 24 nxënës dhe 6 mësues duke ndjekur dhe respektuar Udhëzuesin specifik si për çdo rast tjetër të  dyshuar apo të konfirmuar me Neisseria meningitis.

Theksojmë se nuk ka asnjë neglizhencë në ndjekjen klinike, epidemiologjike, por janë ndjekur hapat në mënyrë rigoroze për zbatimin e Udhëzuesit per ndjekjen e profilaksisë dhe të hetimit epidemiologjik.

Pacienti po merr mjekim sipas protokollit në terapi intensive, për sëmundjen me të cilën është diagnostikuar. Gjendja e tij po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga ekipi mjekësor”.-thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Durrës/ 14-vjeçari me meningjit rëndë në spital! Drejtoresha: Ambientet nuk u dezinfektuan, më njoftuan veç për antibiotikët! Ka panik, prindërit nuk i sjellin fëmijët në shkollë


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?