Vetëvrasja te 'Sanatoriumi'/ Reagon partia e Rudina Hajdarit, apelon autoritetet: Kyçni ballkonët

30 Nëntor 2020, 12:51| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 14:13

  • Share

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndodhur pak pas mesnate të ditës së sotme në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, ku u hodh nga kati i dytë një 60-vjeçar, ka reaguar edhe partia më e re në skenën politike shqiptare' Thurje'.

Partia në të cilën bën pjesë dhe deputetja Rudina Hajdari, i kërkon autoriteteve që të sigurojë ballkonet e spitaleve kur kurohen pacientët e prekur nga Covid-19.

"5 pacientë të sëmurë me Covid 19 i kanë dhënë fund jetës deri më sot duke u hedhur nga ballkoni i spitaleve ku ishin shtruar me shpresën për tu shëruar. Ngushëllime familjeve!

E kuptojmë që qeveria nuk ka para për të paguar psikologë, ato lekë i ka marrë Vilma për Check up-in që nuk i shërben kujt. E kuptojmë që nuk ka lekë as për më shumë dhoma ku pacienti të ndihet më i qetë e të mos ndajë dhimbjen e tjetrit, ato lekë i ka marrë bojaxhiu nga italia me konçesionin e sterilizimit më të shtrenjtë në botë.

E kuptojmë edhe që qeveria nuk ka lekë për pajisje më cilësore, të cilat të mundësojnë kurim si në Turqi apo Itali, ato lekë i merr Klodian Zoto për incineratorët fantazma që nuk ekzistojnë.

Por ama mundësinë për të kyçur dyert e siguruar ballkonet kjo qeveri e ka. Të paktën kaq ua ka borxh njerëzve që paguajnë taksa me shpresën se ato do tu prodhojnë siguri. A e bëni dot kaq?!", thuhet në reagimin e "Thurje".


Lajmi kryesor:

Hidhet nga kati i dytë i 'Shefqet Ndroqit', ndërron jetë një 60-vjeçar! Rasti i 5-të brenda pak muajsh! Spitali: Rasti po hetohet, kemi siguruar shërbimin e psikologut


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?