Rasti i dytë, i dënuari për moskallëzim krimi për vrasjen e Kasmit refuzon OFL-në: Nuk jam subjekt i aktit normativ

27 Qershor 2020, 11:05| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 13:47

  • Share

TIRANE-Një ditë pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë, Mario Meshini e ka refuzuar me argumentin se nuk është subjekt i ligjit anti-KÇK, akt normativ që u miratua në 31 maj të këtij viti.

Por kush është Mario Meshini? Fillimisht ai u hetua nga krimet e rënda për vrasjen e Dejvi Kasmit me pas cështja kaloi në gjykatën e Tiranës ku është deklaruar fajtor dhe dënuar me 1.8 vite burg për moskallëzim krimi, dënim që e ka përfunduar dhe sot është i lirë, raporton gazetari i Report Tv Merin Maçi.

Avokati i tij i ka kthyer përgjigje OFL duke argumentuar se klienti tij nuk është subjekt i këtij ligji dhe refuzon plotësimin e këtij formulari pasi sipas tij Mario Meshini nuk bën pjesë në listën e ligjit special. Pra avokati thotë se policia gaboi duke e referuar rastin e Meshinit si të akuzuar për "Vrasje me paramendim" ndërkohë që ai u dënua për moskallezim krimi, vepër që nuk e bën subjekt të OFL-së.

"OFL-ja ka gabuar, ka zbatuar gabim ligjin pasi shtetasi Mario Meshini i mbrojtur prej meje eshte deklaruar fajtor per moskallezim te krimit dhe jo per vrasje, ashtu sic ka njoftuar policia. Thelbi eshte qe per ate akuze qe eshte deklaruar fajtor, Mario Meshini nuk eshte subjekt qe perfshihet te akti normativ qe OFL-ja te te dergoje formularin per deklarimin e pasurise. Pavaresisht se eshte hetuar nga krimet e renda per vrasje, ne perfundim eshte deklaruar fajtor per moskallezim te krimit nga Gjykata e rrethit Gjyqesor Tirane.

I mbrojturi prej meje eshte akuzuar dhe gjykuar per vepren penale  “Maskallezim te Krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i kodit penal. Eshte tjeter gje te akuzohesh dhe tjeter gje te denohesh. Pra, pervec aktit normativ eshte shkelur ne menyre flagrante parimi i prezumimit te pafajsise.

1593250962_1593248380MARIOMESHINI.jpg
Mario Meshini

 

OFL-ja nuk njeh kufij, por merret edhe me veprat e moskallezimit te krimit. Me kete logjike, kushdo qe ka pasur nje proces gjyqesor, edhe per kundravajtje penale apo vepra te lehta penale, mund te jete subjekt i OFL-se.  Pra, akti normativ nuk paska nevoje per dispozita. Cilesimi juridik i vepres penale eshte ndryshuar nga prokuroria dhe eshte miratuar nga gjykata" thotë avokati i Meshinit, Ulian Barjami.

Ky është rasti i dytë që sfidon OFL-në duke mos kthyer përgjigje pas Licit në Shkodër. Në datë 13 maj në emër të djalit të tij Ibrahim Lici në kërkim nga policia, babai i tij Mustafa Lici, refuzoi t'i përgjigjet Operacionit Forca e Ligjit që këtë të mërkurë i dërgoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Përgjigjja e avokatit të Mario Meshini

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?