Rasti i parë me COVID-19 në Poliçan, Adriatik Zotkaj merr masën ekstreme, i vë 'drynin' bashkisë

6 Prill 2020, 18:09| Përditesimi: 6 Prill 2020, 18:22

  • Share

Hartës së të prekurve me COVID-19 i është shtuar edhe Poliçani, nisur nga kjo kryetari i bashkisë Adriatik Zotkaj ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shërbimeve deri më datën 12 prill. Qytetarët e Poliçanit nuk mund të marrin shërbim në bashki përgjatë kësaj jave.

Zotkaj e konsideron këtë një masë ekstreme për komunitetin por e gjitha kjo sipas tij është për të mos rrezikuar jetën e komunitetit. Në reagimin e tij në rrjetet sociale ai thotë se këto masa po merren në konsultim me mjekët e spitalit Poliçan, pasi i gjithë stafi mjekësor ka qenë në kontakt me pacientin e infektuar me COVID-19. Pak ditë më parë ai vendosi një postbllok për të ndaluar hyrjen në qytet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?