Ioanna Basescu, Nikola Sarkozi dhe Sali Berisha

Rasti Sarkozi dhe Basesku, përballë aferës së Klubit 'Partizani'

3 Mars 2021, 19:22| Përditesimi: 3 Mars 2021, 19:38

  • Share

Një nga presidentët më karizmatikë të Francës, Nikolas Sarkozi është dënuar me tre vite burg për influencë të pushtetit të tij në një çështje korruptive, ndërkohë që vajza e Presidentit të Rumanisë Ioanna Basescu u dënua dje për pastrim paresh në një skemë të mundësuar nga pushteti I babait të saj.

Të dy dënimet që I përkasin dy vendeve të Bashkimit Evropian, njërit me demokraci të konsoliduar si Franca dhe tjetri një vend I ngjashëm me Shqipërinë, por si anëtar I BE, nëse I bashkon, janë dënime për afera shumë më të lehta se dënimi që duhet të jap drejtësia shqiptare për historinë e klubit sportiv “Partizani”, ku kryeministri I vendit, është kthyer në shërbëtor të familjes së vajzës së tij për të grabitur një pronë që ishte shtetërore dhe më pas për të grabitur dhe vet pronarët e vetëshpallur duke kaluar si pronar nga 1 e 64 në 1 të 3 e pronës pas ndërtimit.

Sarkozi është dënuar se ka influencuar me pushtetin e tij në një aferë koruptive, kurse Sali Berisha ka drejtuar me vetëdije dhe nerv një proces korruptiv të zhvatjes së pronës publike, duke e ditur që gjithë procesi I kthimit ishte I mbështetur mbi falsifikim.

Arkiva e shtetit e drejtuar nga babi I dhëndrit të tij, ka pranuar se tokat janë shpronësuar nga qeveria italiane gjatë luftës për llogari të aeroportit dhe pronarët janë dëmshpërblyer. Ajo pronë është pronë e shtetit shqiptar. Akuza e parë që bie mbi Sali Berishën është që edhe duke pasur dokumentin zyrtar të arkivës së shtetit, firmosur nga krushku I tij, që ajo është pronë e shpronësuar me pagesë, ka lejuar me vetëdije të transferohet tek familja e vajzës së vet.

Pikërisht pse ka qenë pronë e paligjshme dhe për këtë pronarët kanë qenë të vetëdijshëm, ata I janë nënshtruar sistemit të gjobave të dhëndrit të tij, në çdo hap administrativ që është bërë me urdhër të Sali Berishës, për ti dhënë atij një tarifë shërbimi, e cila e çoi atë pronar të 35 për qind të kullave që ndërtohen aty.

E ngjashme është dhe historia e vajzës së presidentit rumun për pastrim paresh. Milionat e paligjshme të korrupsionit të familjes Berisha janë pastruar në këtë skemë korruptive, ku një kompani e formuar me një mijë euro, bëhet pronare e miliona eurove në fund të procesit.

Sali Berisha dhe familja e vajzës së tij, bashkojnë në një çështje të vetme, dy dënimet e fundit të dhëna, në dy vende të Bashkimit Evropian, dy ditët e fundit.

Vet Sali Berisha duhet të akuzohet për influencë të pushtetit në një çështje korruptive në interes të familjes së vajzës, ndërsa familja e vajzës së tij, përveç falsifikimit të dokumenteve zyrtare, duhet të përballet me akuzën e pastrimit të pareve.

Nëse SPAK e ka të vështirë të ngre akuzën, le të lexoj dosjen e  Sarkozisë dhe atë të vajzës së peridentit rumun, për të kuptuar se si duhet të bëhemi një vend I Bashkimit Evropian. Është shumë e thjeshtë nëse kanë vendosur të bëjnë drejtësi. I kanë shembujt nga Bashkimi Evropian.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?