Opozita ka fituar në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosja e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka regjistruar një humbje të thellë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosove. Kjo parti ka mundur të marrë vetëm 4 komuna nga 12 ku pati kandidatë.
LDK merr Prishtinën pas tetë vitesh me Përparim Rama i cili ka mundur të fitojë me 51.07 % të votave ndaj ish ministrit të shëndetësisë Arben Vitia me 48.93%. LDK në këto zgjedhje ka marrë 7 komuna. PDK ka fituar 9 komuna mes tyre Prizrenin , AAK 5 komuna mes tyre Gjakovën dhe Lëvizja Serbska ka fituar 10 komuna.
Pothuajse çdo parti opozitare veç e veç, ka fituar më shumë komuna sesa LVV-ja.
PDK-ja është partia që ka fituar në 9 komuna, duke i marrë LVV-së Mitrovicën e Prizrenit. PDK-ja ka fituar po ashtu në Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skënderaj, Han të Elezit e Ferizaj. Në katër prej këtyre komunave, ka fituar që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke e shmangu balotazhin.
Pas rezultatit më të dobët në historinë e partisë në zgjedhjet parlamentare, LDK-ja arriti të fitojë edhe në Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Pejë e Lipjan. Në këto dy të fundit, pa balotazh.
Edhe AAK-ja ka fituar më shumë komuna sesa LVV-ja. Partia e Ramush Haradinajt fitoi pa balotazh në Suharekë e Deçan, ndërsa sot arriti fitore edhe në Gjakovë, Klinë e Rahovec.
LVV-ja është vetëm para Nismës Socialdemokrate, e cila ka fituar në Malishevë. Në Obiliq, Xhafer Gashi me Iniciativaën Qytetare arriti ta fitojë edhe një mandat.
Nga partitë joshqiptare, Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe, ndërsa partia turke, KDTP, ka fituar në Komunën e Mamushës.
Pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet vendore, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë. Kurti është shprehur se të gjithë u bashkuan kundër partisë së tij.
Por nuk harroi të shtoshte që ky rezultat vjen edhe si pasojë e disa defekteve të brendshme dhe siç tha ai i “bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër Vetëvendosjes”
“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së. Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i urtoj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje. Do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku paratë e mëdha në qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër. Do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, tha Kurti.
Kristale Ivezaj-Rama është gruaja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Ajo është themeluese e “The Balkan Artists”, i cili është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështet artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit.
Ivezaj-Rama është gjithashtu nismëtare e “Even Walls Have Ears” – një projekt i pavarur që ndan tregimet e dorës së parë të diktaturës së Shqipërisë nga vitet 1944-1991, që lidh brezat përmes tregimit dhe artit.
Ajo ka një njohje në komunitetin shqiptar në Londër dhe ka pasur rastin të njihet nga afër edhe me artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.
Çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit. Ata jetojnë familjarisht në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Theksojmë se Kristala e ka përkrahur vazhdimisht Përparim Ramën. Ajo është parë thuajse në çdo paraqitje të tij.
Në anën tjetër ai ka falënderuar bashkëshorten për kujdesin ndaj fëmijëve gjatë kohës sa ky ishte i zënë me fushatë. Rama fitoren e tij e ka përmbyllur duke i dhënë një puthje në buzë, bashkëshortes, e cila u cilësua edhe si “puthje e fitores”, shkruan Exspress.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar të zgjedhurit e organeve të qeverisjes vendore në Kosovë.
“Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve vendore në Kosovë, u uroj të gjithë të zgjedhurve, kryetarë të komunave dhe këshilltarë të këshillave komunalë, suksese në përmbushjen me sukses të detyrave të tyre, në shërbim të komuniteteve dhe qytetarëve! Jam e bindur se të gjithë të zgjedhurit do të bëjnë më të mirën për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të shërbimeve ndaj tyre.”, shkruan në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat janë mbajtur ditën e djeshme, komuna e Prishtinës tashmë ka në krye, kryetarin e ri, Përparim Ramën. Rama mori 40,659 vota ose 51,07% të totalit të votave.
Situata socio-ekonomike e politike në Kosovë gjatë viteve të 90-ta kishte bërë që shumë kosovarë ta lëshojnë vendin. Disa në kërkim të një jete më të mirë, e disa të detyruar, meqë përndiqeshin nga regjimi i atëhershëm serb.
Këtë fat e ka pasur edhe prishtinasi, Përparim Rama, i cili ishte detyruar qysh në vitin 1992 të largohej nga Kosova për në Britaninë e Madhe, si 16-vjeçar, pasi përndiqej nga regjimi.
Por tani, pas gati 29 vjetësh, Përparimi që në Angli kishte shkuar si refugjat, Kosovës pritet t’i kthehet si arkitekt me famë botërore e që ka fituar shumë çmime në arkitekturë. Rama do të udhëheq Komunën e Prishtinës pas rezultatit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do u mbajtën ditën e djeshme.
Veprat e Përparim Ramës kanë bërë që për arkitektin kosovar të interesohen edhe mediat më të mëdha botërore, CNN e Bloomberg dhe shumë të tjera.
Në një rrëfim për CNN, Rama kishte folur për historinë e tij të largimit nga Kosova, luftën dhe zhvendosjen e tij në kryeqendrën e Britanisë së Madhe.
“Emri im është Përparim Rama dhe unë kërkova azil në Britaninë e Madhe në vitin 1992. Jeta në Kosovë nuk ishte aspak e lehtë. Të gjithë të rinjtë e asaj kohe merreshin me dhunë nga forcat policore dhe ushtarake serbe për t’u dërguar në luftën me kroatët apo boshnjakët, ndaj e pashë të udhës që për mua ishte më e lehtë të vija në Britani e të kërkoja azil, sesa të përballesha me situatën e atjeshme”, ka treguar Përparim Rama për CNN.
Për shkak të situatës së rënduar politike, Britania e Madhe ia kishte pranuar Ramës kërkesën për azil. Atje Rama kishte vazhduar jetën e tij dhe shkollimin.
Në Londër, ai kishte nisur studimet për arkitekturë, e që më pas rezultoi edhe me hapjen e një kompanie për arkitekturë dhe dizajn.
Perparim Rama është arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Ai ka deklaruar se është vlerësuar me disa çmime, ndërkaq puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit përfshirë “London Building Design Magazine”.
Rama është intervistuar nga BBC, CNN, BLOOMBERG, RAI, The Times Newspaper mbi Arkitekturën dhe Urbanistikën. Në vitin 2012, ai ka marrë pjesë si këshilltar i veçantë në Lojërat Olimpike.
Edhe në faqen e Ministrisë së Kulturës, Shkencës dhe Tekonologjisë është publikuar një biografi e arkitektit, ku thuhet se në vitin 2012, Rama është përzgjedhur kurator për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venezia të Italisë.
Në CV-në e tij thuhet se ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele, ndërkaq më parë ka punuar si këshilltar në Aeroportin e Southampton.
Rama ka përvojë si mësues në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin Nottingham dhe bashkë-mbikëqyr Doktoraturat në Arkitekturën Gjeneruese dhe modelimin e ndërtesës SMART në programin MA dhe PHD në institutin SmartLab Media.
Rama është prezantues i rregullt në konferenca ndërkombëtare. Ai prezantoi në fjalimet e TEDx në Prishtinë, Kosovë dhe Tiranë, Shqipëri mbi ndikimin e mjedisit të ndërtuar në sjelljen njerëzore./GazetaExpress/
Albin Kurti ky percares i kombit mendon se populli eshte budalla por shume shpejt do te haje shuplaken tjeter se bashku me Vjosa Osmanin kete UDB-ashe te ndyre.
PërgjigjuDy kryeqytetet shqiptare,me dy vlerat e madherishme, Rama andje Drini, dhe Rama kendej Drini.Edvini Tiranen e Perparimi Prishtinen.
PërgjigjuNuk ka humbur thelle VV dhe as Albin Kurti,perkudrazi VV dhe Albin Kurti kane organizuar zgjedhje te lira dhe demokratike me nivel te admirueshem dhe qe politikanet shqiptare ne SHQIPERI duhet ta marrin si etalon ne zgjedhjet qe organizojne ketu.
PërgjigjuSovrani nuk duron shkeljen e valididiteit, as neperkembjen e vlereve demokratike,politike e kombetare te madheshtise se popullit dhe shtetit.Andaj, kesaj here sovrani deshmoi se, ndryshimin nuk ia beson askujte qe nuk eshte i deshmuar.Ia dha besimin clirimtarit dhe shtetendertuesit te Republkes se Kosoves.
Përgjigju