Benjamin Netanyahu

Bota

Raundi i parë i bisedimeve Izrael-Hamas përfundon pa marrëveshje! Netanyahu në Uashington

7 Korrik, 09:20| Përditesimi: 7 Korrik, 11:51

  • Share

Raundi i parë i bisedimeve indirekte midis Izraelit dhe Hamasit mbi armëpushimin në Gaza përfundoi pa marrëveshje, raportoi Sky News Arabia, duke cituar zyrtarë palestinezë të njohur me negociatat.

Negociatorët izraelitë dhe një delegacion nga lëvizja radikale palestineze rifilluan bisedimet në Doha të dielën në mbrëmje.

Burime i thanë stacionit televiziv se delegacioni izraelit "nuk ka mandat të mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje" me Hamasin. Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua në kontekstin e vizitës së planifikuar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington.

Kryeministri Benjamin Netanyahu zbarkon në Bazën e Përbashkët Andrews jashtë Uashingtonit, D.C., përpara takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i planifikuar për sonte sipas orës lokale, raporton Times of Israel. Ai u prit nga Ambasadori Yechiel Leiter, Konsulli i Përgjithshëm në Nju Jork Ofir Akunis dhe Zëvendës Ambasadori Eliav Benjamin, ndër të tjerë. Ai do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe të Dërguarin Special Steve Witkoff më vonë sot.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve përpara se të hipte në Air Force One nga New Jersey të dielën se një armëpushim në Gaza mund të arrihet brenda javës së ardhshme. Më 4 korrik, Hamasi u dha një përgjigje pozitive ndërmjetësve për planin e fundit të armëpushimit. Më 2 korrik, Trump tha se Izraeli kishte rënë dakord me kushtet e një armëpushimi 60-ditor në Rripin e Gazës.

Ora 10:28
Netanyahu mbërrin në SHBA, do të takohet me Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zbarkuar në Bazën e Përbashkët Andreës jashtë Uashington D.C, përpara takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i planifikuar për sonte (e Hënë), raporton The Times of Israel. Ai u prit nga Ambasadori Yechiel Leiter, Konsulli i Përgjithshëm në Nju Jork Ofir Akunis dhe Zëvendës Ambasadori Eliav Benjamin, ndër të tjerë. Ai do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe të Dërguarin Special Steve Witkoff më vonë sot. Diskutimet e tij me Presidentin dhe administratën amerikane do të përqëndrohen kryesisht tek lufta në Gaza, ku Hamasi, sipas zyrtarëve të tij, ka humbur tashmë kontrollin nga 80% e territorit. Takimi i kryeminsitrit izraelit dhe Presidentit amerikan vjen vetëm pak ditë pasi Trump, deklaroi se këtë javë mund të arrihet një marrëveshje për armëpushim në Gaza. Të dyja palët kanë pranuar parimisht planin amerikan për armëpushim 60 ditor, ndërsa raundi i parë që nisi këtë të dielë nuk rezultoi i suksesshëm. 

A.I/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?