Bota

Raundi i parë i bisedimeve SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë, DASH: Trump dëshiron t’i japë fund luftës

18 Shkurt, 15:07| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:14

  • Share

Foto: Marco Rubio dhe Mike Waltz

Zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u takuan sot në Arabinë Saudite për diskutime mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Takimi mes tyre zgjati më shumë se 4 orë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit tha se Sekretari Rubio dhe ministri Lavrov kishin rënë dakord për të ngritur ekipe të nivelit të lartë, për të shtruar udhën që lufta në Ukrainë të marrë fund, sa më parë të jetë e mundur.

“Një thirrje telefonike, e pasur me një takim, nuk janë të mjaftueshme për paqe të qëndrueshme”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, pas takimit të zhvilluar në Riad.

Mes tjerash, ajo ka thënë palët do të angazhojnë ekipe të nivelit të lartë për dhënie fund të luftës, sa më shpejt që është e mundur, “në një mënyrë që është e qëndrueshme dhe e pranueshme për të dyja palët”.

“Shtetet e Bashkuara duan paqe dhe janë duke shfrytëzuar fuqinë e tyre në botë për t’i afruar shtetet së bashku. Presidenti Trump është lideri i vetëm në botë që mund të bindë Ukrainën dhe Rusinë që të arrijnë pajtueshmëri”, ka thënë ajo.

Sipas DASH-it, palët janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin në çështje të interesit të përbashkët gjeopolitik, për mundësi ekonomike dhe mundësi për investime, që dalin nga përfundimi i luftës së Moskës në Ukrainë.


Lajmi kryesor:

DASH pas takimit në Riad: SHBA dhe Rusia u pajtuan për të punuar drejt paqes në Ukrainë! Edhe Europa duhet të ulet në tryezë


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?