Politikë

Shorti i tretë përzgjedh anëtarët e KLGJ dhe KLP nga avokatia (EMRAT)

16 Korrik 2024, 15:11| Përditesimi: 17 Korrik 2024, 12:53

  • Share

Nënkomisiomi i posaçëm i Ligjeve hodhi të martën shortin e tretë nga i cili dolën emrat e anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës.

Sipas dispozitave ligjore, kjo listë me katër emrat e kandidatëve do të votohet formalisht në seancë plenare, pasi dy listat e para të dala po nga shorti dështuan të marrin 84 vota.

Zgjedhja me short është një zgjidhje e parashikuar në ligj kur dështon konsensusi mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës në nënkomision për emrat që do t’i shkojnë seancës plenare.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?