Gjatë mitingut përmbyllës elektoral të PS-së mbrëmjen e djeshme (9 maj) te Parku Olimpik në Tiranë, ra në sy një moment gjatë fjalimit të deputetes dhe kandidates Olta Xhaçka.
Teksa ajo fliste, kamera kapi deputetin dhe kandidatin Erion Braçe teksa tundtte kokën. Disa nga mediat e lakuan dhe interpretuan si një reagim kundër koleges së tij.
Sot (10 maj), përmes një reagimi në rrjetin social Instagram, Braçe sqaroi rrethanat dhe shkakun e atij reagimi, duke u shprehur se qëndrimi i tij nuk kishte të bënte me Xhaçkën apo me atë që po thoshte ajo, por ishte një shenjë bezdie ndaj kamerave që, sipas tij, i kishin shkuar pranë fytyrës.
Reagimi i plotë i Erion Braçes:
“Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?! Zgjodha veç këta dy televizione lajmi, sepse mbajnë edhe emrat A2 CNN dhe EURONEWS;
Pra një standard tjetër dhe “lajmi” që prodhojnë është ky dhe kaq i shëmtuar;
Nuk kishte asgjë në reagimin tim të lidhur me fjalën e koleges Olta Xhacka;
Me erdhi kamera para fytyrës dhe i kam reaguar totalisht kameras e kameramanit pas saj:
Nuk e doja e as e dua atë vëmendje!!
Dhe po kaq thjeshtë prodhohet një gjë kaq e shëmtuar, e që realisht nuk ka lidhje me të vërtetën e që të bën të ndihesh vërtetë keq!”
Postimi dhe reagimi i Erion Braçes në rrjetin social
Komente
