Reagimin e Ramës pas akuzave ndaj tij dhe arrestimit të zyrtarit të FBI-së, Berisha i cilëson si lëvizje “struci”. Sipas Berishës, me këtë veprim Rama i ka orët dhe minutat e numëruara.
"Rama është në panik. Ai e kupton që ka nisur CountDown-i. Ai foli për kazanin e Big Brother, po sot që mediat e botës po çahen. Është afera që ka lënë mbrapa çdo lloj problemi tjetër në mediat e botës. Ai është njeri me rëndësi të jashtëzakonshme. Rama nuk bën dot më strucin, të japë dorëheqjen. E shpëtuan njëherë me Bilalin, Ramën e kursyen pavarësisht se ishin në dijeni, por e kursyen për shkak të postit.
Ky (Rama) ka bërë një akt që kurrë një vend partner mund ta bënte.- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha dhe Meta: Rama kaloi çdo vijë të kuqe, të japë dorëheqjen! Korruptoi shefin e kundërzbulimit të organizatës më të fuqishme të botës
G.MO//ReportTv.al