Mbretëresha e Holandës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare pas një videoje që u bë virale nga një takim mbretëror në Holandë, ku të pranishëm ishin personalitete të rëndësishme.
Siç shihet nga video Mbretëresha Máxima duket se imiton me humor shprehjet karakteristike të Presidentit amerikan, Donald Trump.
Pasi pamjet u publikuan në rrjete sociale, ato u shpërndanë me shpejtësi dhe ngjallën reagime të shumta. Disa e cilësuan momentin si "ikonik" dhe “mjaft të sinqertë”, ndërsa të tjerë u shprehën të surprizuar nga humori i Mbretëreshës.
Ndonëse nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Pallati Mbretëror holandez, duket se kjo pamje spontane e Mbretëreshës Máxima ka krijuar një moment të rrallë komik në mesin e takimeve serioze diplomatike.
Komente
