Mjeku Besnik Jakaj komentoi deklaratën e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu lidhur me skandalin tek Onkologjiku.
Në Repolitix, Jakaj thotë se ministria nuk është për të dhënë përshtypjet e veta, por për vendime dhe mirë menaxhim.
'Problemi është i gjithi tek menaxhimi. Të dali ministria me deklaratë dhe të thotë ndjehem e neveritur. Nuk je për të dhënë përshtypjet e tua. Janë përzgjedhur njerëz për ta bërë sistemin e pashpirt. Ai mjeku është rasti individual, nuk meriton bluzën e bardhë. Ka degraduar sistemi. Në QSUT pas datës 15 të muajit nuk bëhen analizat e të hospitalizuarit. Kanë mbaruar fondet dhe nuk bëhen analizat. I hospitalizuara pa marrë analizat bio kimike, merr terapinë në tym', u shpreh Jakaj.
Lajmi kryesor:
Skandali tek Onkologjiku/ Koduzi në 'Repolitix': Shërbimi më i keqfinancuar! Gazetarja: Mjeku denoncoi rrezatimin e Kobalto Terapisë, u detyrua të linte punën
G.K//ReportTv.al