Pas marrëveshjes për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës, ku në mesin e këtyre dy vendeve u vendosën marrëdhënie diplomatike ka reaguar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai është shprehur se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jeruzalem”.
Pas deklaratës së Netanyahu-t, mbi marrëveshjen për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës, ku në mesin e këtyre dy vendeve u vendosën marrëdhënie diplomatike ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Twitter, Thaçi shkruan:
“Unë e mirëpres njoftimin e Kryeministrit izraelit @netanyahu në lidhje me qëllimin e mirëfilltë për të njohur #Kosovën dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Kosova do të mbajë premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik në # Jeruzalem”.
Nga ana tjetër, Netanyahu u shpreh se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jeruzalem”.
“Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe i njohjes së Izraelit po zgjerohet, dhe shtete të tjera pritet t’i bashkohen atij”, është shprehur ai.
Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Departamenti Amerikan i Shtetit
Ndërkohë njohja e Kosovës nga shteti i Izraelit është quajtur monumentale nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Ne përgëzojmë kryeministrin Hoti për arritjen monumentale të normalizimit të raporteve dhe njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit” - thuhet në reagimin e Departamentit
Lajmi kryesor: