Ilir Meta dhe Sali Berisha

Politikë

Protesta e opozitës/ PS: Porosia nga Moska ishte të mos dënohej agresioni rus në Ukrainë dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan! Rama i injoron

12 Nëntor 2022, 19:26| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 20:55

  • Share

TIRANË- Reagimi i parë nga socialistët për protestën e opozitës vjen nga kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, që i cilëson Sali Berishën dhe Ilir Metën si “bedela të Rusisë”. Ai thotë se Moska i kishte urdhëruar që të mos dënonin agresionin rus në Ukrainë (siç edhe nuk ndodhi), dhe për këtë Balla thotë se Meta dhe Berisha iu bindën urdhrit të Vladimir Putin.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp”, shkruan Taulant Balla.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet me një postim që nuk ka asnjë lidhje me protestën. Ai ka publikuar disa foto nga tuneli i Llogarasë ku ka informuar mbi ecurinë e punimeve!

“Tuneli i Llogarasë ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit”, shkruan Rama.

3 orë protestë para Kryeministrisë Sali Berisha dhe Ilir Meta u zotuan se do të dërgojnë prapa hekurave të burgut Edi Ramën, të cilin e quajnë përgjegjës kryesor të varfërimit të vendit dhe eksodit masiv të shqiptarëve. Ata i kërkuan shteteve të Bashkuara dhe BE, që të mos e mbështesin regjimin e Edi Ramës. Ndonëse u nis paqësore, tubimi u përmbyll me incidente.

Ora 20:52
Protesta e Berishës, Braçe: Boll mor sharlatan boll! Në burg do fusje dhe I.M kur të rrasi në birucë, por e more në qeveri

1668164451_brace.JPG

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për protestën e opozitës, ku i ka cilësuar Ilir Metën dhe Sali Berishën si sharlatan.

"S.B: Vendimi është marrë, Edi Ramën do e fus në burg! Kështu i tha edhe I.M kur ai e rrasi në birucë, “do të fus në burg!  Jo që nuk e futi në burg, por e futi në Qeveri; vodhi me të, vrau 4 shqiptarë të mirë për të! Ndaj, boll mor sharlatan, boooll! S.B ka të drejtë; Në 32 vite nuk na u ndanë ai dhe gomonet! Herë i ndalon ai, herë i ikin ato", shkruan ai.

Ora 20:23
Petro Koçi: Protesta e sotme demonstroi se opozita sundohet nga interesat personale

1668281113_PetroKocicv.jpg

Pas protestës së opozitës, deputeti socialist Petro Koçi shkruan se sot u tregua se kjo luftë po bëhet për interesat personale të Sali Berishës. Ai thotë se kjo protestë zhvillohet paralelisht me protestat e serbëve në veri të Kosovës.

“Protesta e sotme demostroi se opozita sundohet nga interesat personale të Sali Berishës dhe se shanset që kjo opozitë të transformohet e modernizohet janë thuajse zero. Fundi i protestës na beri të ditur se tashmë organizatoret e kanë frike shtetin ligjor dhe penalitetet ndaj atyre që shkelin ligjin dhe rendin publik. Ndërkohë kjo lëvizje e opozitës zhvillohet paralel me lëvizjen politike të serbëve të Kosovës. Fjalori politik i opozitës që përmblidhet nga kriminaliteti historik i PD dhe korrupsioni historik i LSI është më i varfër se ai i vitit ’90.

Kjo opozite nuk ofron shpresë. E shumta që tenton është vetëm nxitja e urrejtjes politike ndaj kundërshtarëve. Lidershipi i opozitës është i kompromentuar me përcaktime zyrtare si ‘Non Grata’ për shkak të korrupsionit përmbytës. Nga ana tjetër maxhoranca jonë duhet të vazhdoje reformat, të shkunde administratën dhe të vërë në shënjestër korrupsionin e kësaj administrate.

Sistemi i drejtësisë nuk ka pse pret më shume për të hetuar e ndëshkuar financimet ruse dhe sjelljet tradhtare të Berishës ndaj UCK-së që kulmojnë me bashkimin e votave të PD me Kozacevin në Këshillin e Europës”, shkruan Koçi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BABULI TANGULI: 13/11/2022 09:24

    O Arbëror IDJOTI mëso Shqip mor analfabet çdo me thën shkjau se në Shqip kjo fjal nuk ekziston. E ish presidenti Rumanis e ka pas emrin Çaushesku jo Qaushesku kaq idjot je ti sa dhe emrat e njerzve i shtrëngon. Sa për Edi Ramën ti i ha mutin Edit se është BURR SHTETI dhe e do 90 % e Shqiptarve. Tung o kosovar analfabet.

    Përgjigju
  • Albi: 13/11/2022 06:15

    Non sensi ka arritur majat. Neokomunistet putinist te Tiranes akuzojne kedo qe nuk eshte si veten si rublist! Ngrysen me "Shba" dhe gdhihen nen Vucic!

    Përgjigju
  • Arbërori: 12/11/2022 21:25

    Pa ështé Partia komuniste fashiste e financuar nga Putini dhe Vucici, Edvin shkjau shqipfolës do perfjndoj me keq se Qaushesku në Rumani

    Përgjigju
    • S.Krasniqi: 12/11/2022 23:22

      Çfarë the?!!

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?