Kosova & Rajoni

Reagimi i parë si kryekomunar i zgjedhur, Përparim Rama shëtitje me gruan në Prishtinë: Fitorja është e jotja

15 Nëntor 2021, 14:37| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 14:40

  • Share

1636983581_2572817962109539111826057327257454668329951n.jpg

Në reagimin e tij të parë pas fitores së jashtëzakonshme që arriti në Prishtinë, kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka zgjedhur të bëjë një shëtitje në kryeqytetin kosovar.

I shoqëruar nga bashkëshortja ai ka përshëndetur qytetarët në rrugët e Prishtinës.

“Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.


Lajmi kryesor:

PROFILI i një politikani NDRYSHE që befasoi Kosovën! Emigranti arkitekt që do ‘projektojë’ Prishtinën


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?