Kronikë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Pyetet për rastin e Vorës, Jaupi: Po e ndjekim si rast dhe do të marrim masat e nevojshme

13 Maj, 14:18| Përditesimi: 13 Maj, 14:25

  • Share

 

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi, ka reaguar pas një pyetjeje të drejtpërdrejtë nga një gazetar lidhur me incidentin e ndodhur në Vorë gjatë ditës së zgjedhjeve.

Ai tha se Policia e Shtetit ka qenë maksimalisht e angazhuar jo vetëm për procesin zgjedhor, por edhe për mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar të “Giro D’Italia”, që u zhvillua në vendin tonë pak ditë më parë.

“Unë të falenderoj për pyetjen, natyrisht që Policia e Shtetit ka pasur një ngarkesë të jashtëzakonshme siç jeni në dijeni, kjo për shkak të angazhimit për zgjedhjet e Shqipërisë, po kështu dhe në angazhimin që patëm për Giro D’Italia. Dua të bëj me dije që Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat dhe ka proceduar të gjithë personat që kanë shkelur ligjin dhe po vijojnë ende me masa, do të dalin në vazhdimësi të këtij procesi. Policia ka vepruar, konform Kodit Zgjedhor dhe ligjit të Policisë së Shtetit. Ditën e zgjedhjeve policia ka kufizimet e veta se kërkohet zakonisht nga përfaqësuesit zgjedhorë për ndërhyrje. Ndërkohë për rastin në fjalë është në ndjekje dhe do të veprojë”, - u shpreh Jaupi.

K.M/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?