Gazment Bardhi

Reagimi i Ramës për Rai3, Bardhi: Patriotizëm i rremë! I ikën të vërtetës me fjalë boshe

4 Qershor, 18:02| Përditesimi: 4 Qershor, 18:09

  • Share

Gazment Bardhi i quajti patriotizëm të rremë dhe përpjekje për t’i ikur të vërtetës përmes fjalëve boshe, deklaratat e kryeministrit Rama për emisionin “Report” në Rai3.

Përmes një reagimi në X, Bardhi tha se investigimi i Rait ka të bëjë me Ramën dhe mafiozët e tij dhe jo me imazhin e Shqipërisë e shqiptarëve.

‘Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median! Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta: I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, me “atdhedashuri” që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre.

Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falenderues gazetarisë investigative të Rai 3.’- shkruan Bardhi.

Baltë e pamerituar për vendin tonë e ka quajtur kryeministri Rama, episodin e dytë të emisionit Report në RAI 3 për Shqipërinë, ndërsa akuzoi Rithemelimin si burim të kësaj balte. Pa i përmendur me emër, Rama tha se figura të errëta u paraqitën si heronj: Një non grata në arrest shtëpie, një i arratisur në kërkim nga SPAK dhe një i dënuar me 17 vite burg

    M.Q./ReportTv.al
    Komento
    • Sondazhi i ditës:

      DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?