Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Erion Veliajt.
Basha shkruan se arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK.
“Edi Rama edhe me zë e figurë në klubin anti-SPAK. Arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK.
Sa më afër ora e llogaridhënies, aq më e shfrenuar gjuha dhe sjellja e kryeministrit me rekordet më të zeza të korrupsionit, sepse po i del nga hundët padrejtësia që ka bërë kundër familjeve shqiptare. Ora e drejtësisë po afron”, shkruan Basha.
Komente

bravo basha,,,pate te drejte,,trekendeshi i bermudes...
PërgjigjuA i eshte sheruar barku ketij vjedhesi te Rruges te Kombit?Vec te tjerave.
PërgjigjuPo ti kur do japesh llogari o hajdut i vogel?!! Ti je me i felliquri nga te gjithe. S'ke lene gje pa bere madje edhe me keq se keta te tjeret, nuk ke fituar asnje zgjedhje ne jeten tende, dhe mundohesh te na hiqesh si alternative.
Përgjigju