Reagimi i studiueses Ledi Shamku për nobelistin austriak: Shkurt shqip, nobeli aspak Nobel!

10 Tetor 2019, 15:08| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 15:12

  • Share

Të tjera reagime vijnë për marrjen e Çmimit Nobel në Letërsi nga  shkrimtari austriak Peter Handke. Askush nuk e ka harruar qëndrimin kontravers të tij në ështje të ndryshme politike, e sidmos qëndrimin e tij kundër shqiptarëve të Kosovës.

Studiuesja e njohur Ledi Shamku Shkreli reagon ashpër ndaj kritereve të vlerësimit të Akademisë Suedeze të Nobelit, duke falenderuar Kadarenë që gjuhës shqipe i dha frymë letrare e njerëzore. 

"Nëse Nobelin e merr Peter Handke që refuzon një cmim sepse rebelohet kundër ofensives NATO mbi çnjerëzinë e çetnikëve, nëse Nobelin e merr Peter Handke që mohon genocidin apokaliptik mbi shqiptarët e Kosovës, nëse Nobelin e merr Peter Handke që mban fjalim i përlotur në ceremoninë e varrimit të Millosheviçit duke thene se çdokush do bënte atë që bëri Millosheviçi për popullin e vet, nëse ky është Nobeli, pra i përfaqësuar nga dikush aspak Nobël, unë i kthehem me dëshirë rileximit të “Krushqit janë të ngrirë” dhe falenderoj shkrimtarin që i dha gjuhës sime një të tillë frymë letrare e njerëzore. Kaq!", shkruan studiuesja dhe gjuhëtarja e njohur Ledi Shamku.

Komento

Komente

  • ben: 11/10/2019 14:46

    ledi eshte nje grua e lexuar dhe e mencur bravo per cka shkruar ky tralalja qenka tralllaaaa

    Përgjigju
  • Tralala: 10/10/2019 15:14

    O zot cfar mekati kan ber shqiptaret qe duhet te degjojn ledi shamkun nje cop injorante..

    Përgjigju
    • Gjergji: 11/10/2019 10:37

      O Zot, copa e idiotit flet per Ledin!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?