Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e opozitës jokuvendore pasditen e sotme, që të distancohen nga dhuna, në të kundërt do të vihen para përgjegjësisë, pasi siç SHBA thekson, aktet e dhunës janë krim! Në një reagim dy orë para protestës së opozitës, ambasada e SHBA në Tiranë, i nxit të gjitha palët, si pjesëmarrësit në protestë ashtu edhe policinë, të tregojnë vetëpërmbajtje, ndërsa partive politike i bën apel të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.
Reagimi
Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.
Lajmi kryesor:
SHBA: Dhuna në protestë është krim...do mbani përgjegjësi! Politika ta dënojë dhe të ulet në dialog konstruktiv /Reagimet
G.M./ReportTv.al