Avokati Ndue Pjetra ka reaguar pas arrestimit të Cllevio Serbianos, i cili ra në pranga ditën e sotme në Rinas pas denoncimit nga rreperi Noizy.
Ai shkruan se Kleviol Ahmeti, ose siç quhet ndryshe Cllevio Serbiano, “është arrestuar si i dashuri i Noizyt”.
Ai thotë se nenin 121 të kodit penal, për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja shpirtërore, duke thënë se në këtë mënyrë, “Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të tij”.
“Policia e Durrësit ka arrestuar sot Kleviol Ahmetin. Turpi më i madh që ekziston sot në qytetin e Durrësit. Kleviol arrestohet si i dashuri i Noizyt. Në nenin 121 të kodit penal për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja, pra përndjekja shpirtërore. Klevioli nuk ka lidhje me dashurinë, por Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të Kleviolit”, shprehet avokati i tij.
Ndue Pjetra ka bërë thjesht një koment për situatën, pasi Cllevio Serbiano mbrohet Sokol Tahiraj.
Neni 121
Lajmi kryesor:
‘Do të të vras, do të shkatërroj’, ndalohet Cllevio Serbiano në aeroportin e Rinasit! E kallëzoi Noizy: Më dha ankth e frikë me kërcënimet në Tik Tok
SI.E.//ReportTv.al