Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka reaguar me një status në rrjetet e tij sociale pas bojkotit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga ana e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialdemokrate, duke i akuzuar për bllokimin e vendimeve jetike për qytetin dhe qytetarët.
Beci thekson se për herë të dytë brenda një muaji, këshilltarët e PD dhe PSD kanë braktisur detyrën e tyre, duke lënë pa miratuar ndihmën ekonomike për familjet e varfra, fondet e emergjencës dhe projektet për menaxhimin e plazhit të Velipojës.
“Me këtë braktisje me justifikime bajate, ato bllokuan shpërndarjen e ndihmës ekonomike për familjet e varfra, megjithëse në fushatë përbetohen për luftë kundër varfërisë. Bllokuan fondet e emergjencës për familjet e prekura nga fatkeqësitë. Bllokuan vendimin për mirëmenaxhimin e plazhit të Velipojës, i cili do t’i kthente qytetarëve hapësira publike të menaxhuara nga bashkia, larg abuzimeve dhe klientelizmit politik,” -shkruan Beci.
Beci theksoi se modeli i ri për Velipojën synon që 60% e plazhit të jetë nën menaxhimin e bashkisë dhe ndërmarrjeve publike.
“Sipërfaqja e plazheve publike falas do të rritej nga 30 në 35%. Sipërfaqja me menaxhim privat do të ulej nga 70 në 40%. Këto plazhe publike me ligj nuk mund t’i kalohen asnjë biznesi privat,” tha midis të tjerash ai.
Nga ana tjetër kryebashkiaku i Shkodrës akuzoi opozitën lokale për shpifje, bojkot dhe pengim të zhvillimit të qytetit vetëm për interesa politike në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
“Për të ardhur keq që nuk kanë asnjë propozim alternativ për asnjë nga këto pika vetëm shpifje, bojkot dhe braktisje me qëllim të vetëm bllokimin e punëve në Shkodër. ” – përfundon reagimin e tij kreu i bashkisë.
Komente

Z.Beci,ju dhe Brace jeni te vetmit socialiste te vertete qe duheni votuar,por cdo pune e mire ne prag zgjedhjesh merret si blerje votash.Ju lutem,prisni dhe pak dite,pas zgjedhjeve e nuk do te keni asnje pengese.
Përgjigju